Vazhdon tortura e familjarëve të pacientëve me Covid-19, indiferenca e shtetit e pabesueshme!

Nga Bardh SPAHIA

Janë tragjike pamjet që përcjell media, të familjarëve të pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid në kryeqytet! Qëndrojnë me ditë të tëra në oborrin e spitalit e flenë në automjetet private, pasi presin të dinë si është gjendja e familjarëve të tyre të infektuar me Covid-19.

QSUT ende nuk ka siguruar një mënyrë komunikimi për ta, një zyrë informacioni a një orar në të cilin ata të mund të informohen mbi gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre!

Indiferenca e shtetit ndaj tyre është e pabesueshme! Trajtimi i tyre kaq pa dinjitet është sa i turpshëm, aq edhe mizor! Informacioni është e drejtë sa ligjore aq edhe njerëzore, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz të afërt e një sëmundje, që shpesh rezulton vdekjeprurëse!

Ministria në rendjen e saj për terr informativ, që fsheh situatën e brendshme në dy spitalet Covid përmes urdhërave administrativë për gjithë personelin, harron se familjarët nuk mund t’i trajtojë me të njëjtën mënyrë, pasi është e drejta e tyre të informohen mbi mbarëvajtjen shëndetësore të familjarëve të tyre!

Transparenca me familjarët nuk ka asnjë kosto! Eshtë thjesht cështje vullneti, por kjo qeveri nuk e ka, sepse është mësuar që cdo veprim ta kryejë në errësirë e nuk bën më dallimin as me njerzillëkun! Turp!

Artikulli paraprakNë Lushnje kërcet gjoba në fabrikën e peshkut për ndotje, në fabrikën e Elbasanit bën aheng qeveria!
Artikulli tjetërRama e përdori Lleshajn për të helmuar e dhunuar qytetarët në protesta paqësore, sot e fshiu nga…