Vazhdojnë grindjet Turqi-Holandë

Turqia po i afrohet pikës pa kthim në marrëdhëniet e saj me Europën Perëndimore, shkruante “De Telegraaf” (Holandë) në një editorial. Gjatë javës që kaloi, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur qeverinë tonë “mbetje të nazistëve” – duke i bërë jehonë një fyerjeje që ai hodhi ndaj udhëheqjes gjermane pak ditë më herët – dhe fajësoi Holandën për masakrën më të rëndë që ka ndodhur në Europë, qysh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.
“Ne e dimë sa i prishur është karakteri i tyre, nga masakra e 800 boshnjakëve”, tha Erdogani, duke iu referuar paqeruajtëse holandezë që ndejtën pa bërë asgjë, teksa ushtarakë serbë të Bosnjës mblodhën myslimanë të Bosnjës në qytetin e Srebrenicës, në vitin 1995. Çfarë i shkaktoi këto fyerje? Erdogani është i “tërbuar”, sepse Holanda nuk do të lejojë ministra turq që të zhvillojnë takime elektorale me emigrantë turq në tokë holandeze. Turqia do të zhvillojë një referendum në muajin prill, për amendimin e Kushtetutës, që do i japë Erdoganit kompetenca pothuaj diktatoriale dhe Erdogani dëshirojë të fitojë edhe votat e abstenuesve turq që jetojnë në Europë, një elektorat relativisht i pasur prej 5 milionë personash. Qëndrimi i holandezëve ishte absolutisht i justifikuar. “Turqia të kërkojë falje për fyerjet skandaloze”.
Holandezët e konsiderojnë pozicionin e tyre të arsyeshëm, por optika ishte e shëmtuar, shkruante Cemal Yazsil tek “New Statesman” (Mbretëri e Bashkuar). Grindja aspak diplomatike nisi kur autoritetet holandeze anuluan një miting pro Erdoganit në Roterdam javën që kaloi dhe ndaluan folësin kryesor, ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, që të futej në vend. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se aktiviteti ishte anuluar për shkaqe sigurie, por është e qartë se qeveria e tij është kundër një fushate pro Erdoganit “i cili ka kërcënuar, burgosur dhe trembur votuesit kundër në Turqi”.

Artikulli paraprakProkurorët kërkojnë arrestimin e ish-presidentes jugkoreane
Artikulli tjetërE djathta GERB fiton zgjedhjet në Bullgari