Vatrat e reja me Covid-19 në Krujë, Basha i denoncoi 3 ditë më parë. Qeveria i mohoi rastet

Zbulimi i 4 rasteve të reja me koronavirus në një fasoneri në Krujë ka ndodhur që të hënën, por qeveria nuk i ka raportuar rastet. Ky përfundim faktohet nga zhvillimet e sotme në Krujë, të cilat u paraprinë nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën.

Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e infkesionit përmes fasonerive dhe ka kërkuar mbylljen e tyre. Kjo kërkesë, e përsëritur rregullisht në publik nga Basha që prej shpërthimit të epidemisë, u refuzua nga kryeministri Rama edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare para dy ditësh.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, Basha ka këmbëngulur duke iu referuar rasteve konkrete. Ai ka përmendur infektimin e disa personave nga punonjësja e fasonerisë në Shkodër, i bërë publik të premten e kaluar, si dhe ka folur për vatra të reja infektimi në Krujë.

“Sot kemi 3 raste në një fasoneri në Krujë, çka tregon se po kthehen në rrezik përhapjeje, mësohet të jetë shprehur Basha gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Por informacioni që kreu i opozitës i dha Këshillit të Sigurisë u mohua nga qeveria.

Mësohet se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndërhyrë duke u shprehur se ,“nuk ka asnjë rast me COVID-19 në Krujë”. Mbyllja e fasonerive ka qenë një nga pikat e propozuara nga Basha në planin fillestar të PD për masat antiCOVID-19, sapo u komfirmua rasti i parë i infektuar, në 9 mars. /BW

Artikulli paraprak“Parlamenti sot, si t’i japësh kallashnikov një majmuni dhe t’i thuash ma mbaj pak”, deklarata e fortë që po bën xhiron e rrjetit
Artikulli tjetërCovid-19/ Denoncimi i Berishës: Edvin Mafia vjedh paratë e të rikthyerve me mafiozin Sadri Abazi