Vasili sulmon Bochard: Përçarës që minon dialogun dhe përjashton opozitën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar qëndrim përçarës dhe kundër dialogut, takimin e zhvilluar sot nga ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin për reformën zgjedhore. Takimi është zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës reale, e cila është pjesë e Këshillit Politik.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se tryeza e organizuar nga vetëm më njërën palë tregon se ambasadorit nuk i pëlqen dialogu.

Deklarata e Petrit Vasilit në Facebook:
Borchard organizon tryezë me ambasadorët për reformën zgjedhore dhe fton vetëm njërën pale, Gjiknuri dhe Hajdari, dhe çuditërisht flet për dialogun.

Interesant vërtet!! Me sa duket askush nuk e ka informuar se është krijuar Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore me paritet përfaqësimi të të dy palëve.

Si duket atij, ky Këshill Politik si instrument dialogu nuk i pëlqen dhe nuk e do. Dialogu përmes Këshillit Politik nuk është dogme është realitet, është veprim është fakt dhe si i tillë nuk mund të diskutohet nga kërkush.

Borchard shfaqet serish recidivant në qëndrimet e tij të njëanshme, konfliktuale dhe përçarese, që e minojnë dialogun e ndërtuar me shume mundim.

Artikulli paraprakNdarje e shtetit nga partia, pikat e forta të draftit të opozitës në Këshillin Politik
Artikulli tjetërMinistri turk jep alarmin: “Presim një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.5 në Stamboll”