Varfëria ekstreme/ Grabitet me armë stalla e bagëtive në Krujë, plagoset pronari

KRUJË– Një grabitje në Krujë ka përfunduar në një tentativë për vrasje. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa persona të maskuar ishin drejtuar për të grabitur në një stallë bagëtish në fshatin Kamberas në Krujë.

Pasi “maskat” kanë hyrë në stallë, pronari Ardian Babasi, i ka pikasur grabitësit, duke i treguar se e kishte njohur. Autori i identifikuar si Ahmet Smaçi është frikësuar dhe e ka paralajmëruar Babasin që të mos i afrohej se kishte armë, mirëpo pronari i ka bërë rezistencë.
Mëenjëherë Babasi ka lajmëruar të afërmit dhe i kanë bërë pritë autorit, e për pasojë e ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshetë në krah. Famirësisht ai jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që kanë nisur punën me krehjen e zonës për të gjetur armën e krimit dhe autorët e plagosjes. Deri më tani në Komisariat është shoqëruar një i ri, i cili po merret ne pyetje.

Ditët e fundit, grabitjet janë rikthyer sërish pavarëisht pandemisë së koronavirusit. Ngjarja me e fundit ishte grabitja në Zarr Herr, ku ish-dhëndrri shtoi në shtëpinë e ish-vjehrrit të tij, duke vjedhur para dhe sende me vlerë. Ai dhe dy bashkëpunëtorët e tij u kapën, dhe aktualisht ndodhen prape hekurave.

Artikulli paraprakProtestohet në Tiranë, koronavirusi, alibi për të instaluar diktaturën
Artikulli tjetërBashkia Tiranë i kalon firmës private 1,363 m2 tokë publike në Rrugën e Kavajës