Protestohet në Tiranë, koronavirusi, alibi për të instaluar diktaturën

Një protestë e pazakontë është mbajtur në sheshin Skënderbej në Tiranë, ku disa qytetarë kanë protestuar, duke thënë se janë kundër masave të ndërmarra nga qeveria ndaj Covid-19.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se policia ka shoqëruar 4 persona për ngjarjen. Policia është përleshur me qytetarët.

“Ishte një grumbullim spontan me thirrje fillestare në “Facebook. Qytetarët thanë se koronavirusi është një iluzion. Ata thanë se ky iluzion është krijuar për të instaluar diktatura. Katër qytetarë janë shoqëruar në komisariat, kurse të tjerët janë shpërndarë. Protestuesit kanë qenë kundër masave ndaj Covid-19, duke thënë se ata kanë si qëllim vetëm instalimin e diktaturës, e se nuk ekziston asnjë lloj virusi”, tha gazetarja Bezat.

Artikulli paraprakBasha me PPE: Zgjedhje të lira të pandikuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë
Artikulli tjetërVarfëria ekstreme/ Grabitet me armë stalla e bagëtive në Krujë, plagoset pronari