Vardi bëhet personazhi negativ

Xheimi Vardi nuk po arrin të shkëlqejë si në sezonin e kaluar me fanellën e Leisterit dhe sikur të mos mjaftonte mungesa e golave në kampionat, sot ka lënë në baltë skuadrën e tij me një karton të kuq mëse të evitueshëm.
Një faull i tij në minutën e 28-të të ndeshjes ndaj Stouk, solli largimin me karton të kuq të sulmuesit anglez. Stouk përfitoi dhe shënoi dy gola me Bojan dhe Alen, para fundit të pjesës së parë, ndërsa dukej sikur po u merrte tri pikë kampionëve për t’i zhytur më shumë në krizë.
Por skuadra e Ranierit reagoi pas pushimit dhe me Ulloa e Amartei në minutat e fundit, vendosi barazinë në shifra, duke siguruar një pikë shumë të vyer për objektivin që ka në këtë sezon, mbijetesën.

Artikulli paraprakDiego Kosta godet përsëri
Artikulli tjetërVijareal marshon me ritëm Championsi