Valdrin Pjetri s’do hyjë në zyrë, Rama tërhiqet

Fati i Valdrin Pjetrit, i cili mori mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, në votimet e 30 qershorit, do të vendoset pasi Prokuroria e Përgjithshme do të shprehet lidhur me akuzat në drejtim të tij të bëra nga opozita.

Opozita ka publikuar dokumente që provojnë dënimin e Pjetrit me 18 muaj burg nga drejtësia italiane, çka do të thotë se ai është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe s’mund të zgjidhet.

Prokuroria ka deklaruar se ka nisur verifikimet, ndërsa Kryeministri Edi Rama është distancuar duke deklaruar një ditë më parë pezullimin e Pjetrit nga funksionet në PS-, por edhe ka bërë të ditur se ai s’ka ndërmend të marrë në mbrojtje atë që para pak muajsh e paraqiti në publik si “shpëtimtarin” e Shkodrës dhe shkodranëve.

Ndërkohë që Pjetri ka marrë mandatin dhe priste të hynte në zyrën e kryebashkiakut në 20 gusht, duket se mazhoranca e Edi Ramës ka marrë një vendim, për të shtyrë mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak.

Në kushte të tilla, Pjetri nuk mund të bëjë betimin para Këshillit dhe rrjedhimisht nuk mund të marrë detyrën e kryebashkiakut, edhe pse mandatin e ka konfirmuar në Gjykatë.

Artikulli paraprakZhvatja e miliona eurove, SHBA dhe BE po kërkojnë arrestimin e Prokurores Speciale?
Artikulli tjetërForca paramilitare në duart e regjimit