Valdano: Ndihet mungesa e Ronaldos, asnjë lojtar i Realit nuk ka….

Jorge Valdano beson se Real Madridi ka probleme serioze në drejtim të shënimit të golave. Pra, në aspektin sulmues. Kjo është bërë e ditur prej tij në “El Transistor” të “Onda Cero”. Valdano analizoi situatën e Real Madridit pas tetë javëve kampionat (La Liga) dhe dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.
Gjithashtu, drejtuesi i “Los Blancos” ishte i shqetësuar edhe për gjendjen e Julen Lopetegui: “Problemi më serioz tani te Real Madridi është mungesa e besimit. Disa lojtarë nuk guxojnë. A ndihet mungesa e Cristiano Ronaldos? Në Madrid, ai ka qenë njeriu-gol, por nuk është më. Real Madridi humbi golashënuesin më të madh në historinë e tij.
Situata e Lopetegui? Trajneri është gjithmonë i ekspozuar kur ka dështime. Mungesa e golave? Talenti i golashënuesit është aq i veçantë, sa talenti i portierit. Tani nuk ka asnjë lojtar të tillë te Real Madridi.
Kthimi i situatës? Unë mendoj se është brenda misionit të Lopetegui për ta bërë këtë ekip të reagojë. Vazhdimësia është shumë e rëndësishme në futboll”.

Artikulli paraprakKatër drejtuesit e PS në përgjimet me mafian
Artikulli tjetërReal Madridi i vendos afat Lopeteguit, dy trajnerë të tjerë në listën e Perez