Vaksina e Gripit/ Mjeku i njohur pyet ministren: Kush e ka prodhuar?! Në cilat vende të BE është në qarkullim aktualisht?

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur një seri pyetjesh mbi “vaksinën falas të gripit” që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka filluar të bëhet në poliklinikat e vendit, pasi janë siguruar 368 mijë doza.

Tritan Shehu ka hartuar një listë pyetjesh që konsistojnë në sigurinë e kësja vaksine.

Postimi i plotë

Se pari eshte siguria medikamentize, edhe per vaksinen Grip!
Ministria e Shendesise eshte e detyruar te sqaroje per kete vaksine, qe po perdoret nga institucionet shteterore:

—Kjo vaksine e ardhur dhe e trumbetuar ku dhe nga kush eshte prodhuar, nen cfare standartesh?

—A eshte regjistruar, a eshte ne qarkullim dhe a mund te qarkulloje ne vendet e BE, ShBA etj ku veprohet nen “Ombrellen” e sigurise se EMA ose FDA?

—Ne cilat vende eshte ne qarkullim kjo vaksine aktualisht?

—Kush negocioi per kete vaksine, me cilin, etj dhe cfare standarte teknike e sigurie u kerkuan?

—Pse kompanite private nuk po hedhin nje te tille ne tregun tone, por vetem vaksina te prodhuara nga kompani te njohura, te sigurta e te certifikuara nga vende me procedura te konsoliduara per kete?

—A krijon kjo nje diskriminim sigurie midis atyre qe do te vaksinohen gratis me kete vaksine nga shteti dhe atyre qe do ta realizojne kete kundrejt pageses se blerjes tek privati te nje vaksine te origjines se sigurte?

—Cila eshte sasia e ardhur aktualisht dhe sa do te zgjase delivrimi i plote prej 320 mije dozash qe thuhen?

—Po pjesa tjeter e popullesise jashte ketij numri si do te vaksinohet ne kete periudhe domosdoshmerie?

Artikulli paraprakShenjat që tregojnë se trupi juaj është i lodhur dhe keni nevojë për pushim
Artikulli tjetërDilema e shumë prindërve: A duhet këtë dimër t’i vaksinojnë fëmijët kundër gripit?