Vajza e Azem Hajdarit në sheshin e protestës për zgjedhje të ndershme

Vajza e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari ishte dje në sheshin e protestës bashkë me të vëllain e saj. Në një prononcim për mediat ajo u shpreh: Kjo është një mbledhje madhështore dhe kjo po kthehet në një shtëpi vlerash. Ne do të qëndrojmë këtu për të arritur qëllimin tonë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen dhe të bëhemi pjesë e një mbledhjeje të madhe së bashku, në mënyrë që të mos ikim jashtë shtetit, por të qëndrojmë këtu. Të rinjtë e PD janë një grup i madh dhe me vlera të veçanta, kërkojnë t’i bashkohen kësaj lëvizjeje madhështore për të arritur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se qëllimi i kësaj proteste është fitorja e zërit dhe pushtetit të qytetarëve. Në një prononcim për mediat, Mediu u shpreh se të drejtat e qytetarëve janë nëpërkëmbur nga kjo qeveri. “Protesta është e jashtëzakonshme, ajo që është tepër emocionuese është përgjigjja e qytetarëve karshi asaj çka ata duhet të fitojnë, zërin e tyre dhe pushtetin e tyre dhe ky është qëllimi i kësaj proteste. Nuk është thjesht pushteti i opozitës, por është pushteti i qytetarëve dhe të drejtat e tyre që janë nëpërkëmbur nga kjo qeveri”.

Artikulli paraprak3 nga 29 kandidatët e përzgjedhur për Komisionin e Vettingut me precedentë
Artikulli tjetërPD nuk shkon në zgjedhje me Ramën kryeministër