Ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti i tipit 2

Diabeti i tipit 2 shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. Duke mos pasur mjaftueshëm insulinë, trupi ka vështirësi ta konvertojë sheqerin e gjakut në energji. Pacientët me diabet janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë probleme kardiovaskulare, e gjithashtu janë të rrezikuar nga humbja e shikimit dhe problemet me veshka. Simptomat e diabetit përfshijnë urinimin e shpeshtë dhe ndjenjat e tepërta të lodhjes. Por, ju mund ta zvogëloni rrezikun e sheqerit të lartë në gjak duke i shmangur disa ushqime të caktuara. Sipas ekspertëve, disa ushqime ndikojnë negativisht në nivelet e sheqerit në gjak duke shkaktuar inflamacion. Prandaj, hapi i parë është shmangia e këtyre ushqimeve. Ëmbëlsirat dhe sheqernat tjerë të rafinuar e rrisin shumë shpejt sheqerin në gjak. Sheqeri i rafinuar futet shumë më shpejt në qarkullimin e gjakut sesa sheqernat tjerë, dhe ko mund të shpie në glukozë ekstreme të gjakut. Gjithashtu edhe disa drithëra duhet të shmangen, sepse përmbajnë sasi të mëdha të karbohidrateve. Karbohidratet mund të shndërrohen në sheqer brenda pak minutave pasi i konsumoni. Nutricionistët thonë se produktet e bulmetit duhet të eliminohen, e posaçërisht për njerëzit që vuajnë nga tipi 1 i diabetit. Produktet e bulmetit mund të jenë fantastike për balancimin e sheqerit, por veç nëse ato vijnë nga dhitë, delet apo lopët A2. Edhe vajrat e hidrogjenerizuar duhet të eliminohen, duke përfshirë vajin e perimeve. Miliona njerëz në botë vuajnë nga diabeti, por rrezikun për ta zhvilluar këtë sëmundje mund ta zvogëloni vetëm duke i bërë disa ndryshime në stil të jetesës. Ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet e rregullta fizike dhe kufizimi i sasisë së alkoolit e parandalojnë këtë sëmundje.

Artikulli paraprakMurrizi tregon skemën si e financuan PD, Putini, Tensiaopini dhe Fideli
Artikulli tjetërProkuroria qesharake, Balla urdhëron Markun, kjo thërret Ristanin