Urimi i veçantë i Bashës për Pashkët

Kryetarim i PD, Lulzim Basha ka bërë një urim të veçantë për Pashkët duke postuar në faqen e tij sociale një foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e tij.

Basha shprehet se, urimet dhe lutjet e para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm…

Urimi i Kryetarit Basha

Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Artikulli paraprakBasha përshëndet krijimin e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë
Artikulli tjetërRritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19, zgjerohet harta e të prekurve