Psikopati del nga faza, i quan studentët fundërrina!

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter ka reaguar pas publikimit të një njoftimi nga sekretaritë e universiteteve ku thuhej se studentët duhet të paguajnë vlerën e plotë të tarifës së studimit.
Rama shkruan se një grup pengmarrësish të protestës po dezinformojnë studentët lidhur me tarifat dhe sipas tij askush të mos paguajë më shumë se 50%.
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”, shkruan Rama.
Ndërsa shton më tej:
Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë.

rama studentet

Artikulli paraprakBerisha: Rama dhe hajnat e tij e çuan borxhin publik në 83 %
Artikulli tjetërSi ndikon cilësia e gjumit në shëndetin tuaj