“Unë jam djali i Azem Hajdarit, amaneti i Azemit është tek ju”, fjala e djalit të Azemit pritet me ovacione

Djali i ‘Pishtarit të Demokracisë’, Azem Hajdarit, Kiri Hajdari ka marrë fjalën në protestën e shqiptarëve që po zhvillohet tek parlamenti.
Ai është mirëpritur me duartrokitje nga qytetarët në protestë.
Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju të gjithë, qendron tek Demokracia. Liri, Demokraci’, u shpreh Kiri Hajdari.
Pas fjalës së tij, protestuesit kanë shpërthyer në thirrje ‘Azem, ti je gjallë’.
‘Sot me ne Azem Hajdari dhe Studentët e Dhjetorit! S’na mban peng asnjë lloj regjimi!’
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, e mori fjalën në protestë duke falenderuar në mënyrë të posaçme, kandidatët e listave që refuzuan të marrin mandatet e dorëzuara të opozitës.
“Sot në këtë shesh bashkë me ne është Azem Hajdari, janë studentët e dhjetorit dhe unë falenderoj të gjithë ata të rinj që nuk u bënë pjesë e fasadës së krimit dhe drogës. Sepse mandatet janë të shqiptarëve dhe ata janë këtu në këtë shesh.
Ne mbi çdo interes politik kemi vendosur ëndrrën e shqiptarëve për liri dhe lirinë kërkon të na e marrë peng Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë. Ndaj ne nuk do të dorëzohemi para karteleve të drogës.

Të mos harrojmë se gjithë këto vite jemi përpjekur të bëjmë më të mirë, ka qënë qeveria e PD që e bëri Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, për shkak të asaj që bëmë: mbi njëmijë kriminelë i vumë pas hekurave. Po ashtu, me vendosmëri luftuam të gjithë së bashku dhe liberalizuam vizat. Por, në më shumë se 6 vjet Evropa ëhstë bërë një ëndërr e largët që po largohet nga shqiptarët dhe nuk po kemi mundësi të ndërtojmë lirinë në këtë vend.
Ky parlament, kjo qeveri, ka ndërtuar një mur të fëliqur ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve; është momenti i një reagimi të thellë qytetar në çdo skaq të Shqipërisë të tregojmë se jemi njerëz të lirë dhe s’mund të na mbajë peng asnjë lloj regjimi! Të çohemi çdo ditë derisa t’i japim fund këtij regjimi që s’ka asnjë lidhje me të ardhmen tonë europiane”, u shpreh Mediu.

2

protesta sot

Artikulli paraprakMijërat e protestuesve mbajnë të rrethuar Parlamentin ilegjitim
Artikulli tjetërMediu: Edi Rama dhe parlamenti me kriminelë kërkon të na marrë peng lirinë, sot me ne është Azem Hajdari…