Ukraina drejt krijimit të gjykatës kundër korrupsionit

Parlamenti ukrainas ka miratur legjislacionin për krijimin e një gjykate kundër korrupsionit, të kërkuar nga grupet protestuese dhe mbështetësit jashtë shtetit. Legjislacioni ka kaluar me mbështetjen e 282 deputetëve në leximin e parë. Pak para votimit, kryeparlamentari Andriy Parubiy, u ka bërë thirrje ligjvënësve të mbështesin ligjin e propozuar, duke thënë teksti i të njëjtit mund të ndryshohet para leximit të dytë dhe atij final. Liderët e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë kërkuar reforma kundër korrupsionit në këtë shtet. Vitin e kaluar Ukraina është renditur e 130-ta nga 180 shtete në listën e Transparency International lidhur me Indeksin për perceptim të korrupsionit. Po ashtu FMN-ja, e ka cilësuar themelimin e një gjykatë të tillë si përcaktuese në zhvillimin e Ukrainës drejt arritjes së standardeve perëndimore dhe ka thënë se një gjë e tillë do t’i ndihmonte vendit në lirimin e kredive në të ardhmen. Pas kërkesave të aleatëve Perëndimorë dhe protestuesve jashtë Parlamentit në Kiev, Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko pati premtuar në muajin tetor për krijimin e një legjislacioni, përmes së cilit do të krijohej një gjykatë deri në fund të vitit 2017. Ai po ashtu ka thënë se ka ndarë të holla për krijimin e kësaj gjykate në planifikimin e buxhetit për këtë vit.

Artikulli paraprakAfganistan, arrestohet gjermani që dyshohet se po krijonte bomba
Artikulli tjetërPutin: Rusia ka zhvilluar raketa që i shmangen çdo sistemi anti-raketor