Ujdia Rama & Berisha, tentativë agresive për të shantazhuar drejtesinë!

Nga Azgan Haklaj

Levizjet e fundit sidomos të SPAK-ut duket haptazi se kanë alarmuar Edi Ramën i cili është përgjegjës jo vetëm moralisht por dhe ligjërisht prapa dhjetëra aferave të çmendura që po trondisin opinionin.
Në këto kushte ai djallezisht duke e parë që nuk mund të ketë kontroll mbi organet e drejtesisë se re i zgjati dorën e ujdisë non gratës se çatisë.
Sikur të ishin virgjëresha çartistët u urtësuan e u dakortësuan në errësirë për një aleancë të re me tekstin e vjetër të vitit 2008.
Askush nuk e beson “tolerancen” e Ramës në emër të hallit dhe as “reflektimin” e Berishës po në emër të hallit!
E gjithë kjo është një lojë e përbashkët për të shantazhuar e intimiduar drejtesinë.
Edi Rama arriti deri aty sa të krijojë edhe një ministri të re anti-korrupsion, një levizje pa sens, ndërkohë që se bashku me aleatët tanë euroatlantikë është investuar në krijimin e Prokurorisë e të Gjykates Speciale që ka në fokus pikërisht luftën ligjore kundër këtij fenomeni në nivelet më të larta deri dje të paprekshme.
Nervozizmi i përzier me frike e pasiguri i Ramës duket në ligjërimet hipokrite të përsëritura se nuk janë amerikanët që u investuan në krijimin dhe forcimin e organeve të reja të drejtesisë por ai vetë dhe PS-ja.
Eshtë qesharak dhe paradoksal një prononcim i tillë i tij teksa shohim se po mbushen qelitë dhe dyert e SPAK me qeveritarë e zyrtarë të lartë pikërisht me besnikët e tij.
Ndërsa Berisha tashme jo vetëm i dizenjuar si anti amerikan por dhe i deshmuar nga ligjëratat e tij të përnatshme nga majë pullazit ka një hall të madh i cili mund të bëjë që ta kaloi sa më lehtë hallin e pakalueshëm.
Ai kërkon nga Rama jo vetëm përtëritjen e marreveshje okulte të vitit 2008, por edhe rrëmbimin e vulës dhe logos legjitime të PD-së duke shantazhuar haptazi gjykatat.
Mirëpo për të gjithë opinionin ky hap e kjo ujdi janë të lexueshme sikundër edhe për ndërkombëtarët.
Levizjet e fundit të PD-së dhe kryetarit të PDSH-së Lulzim Bashës janë një alarm i ri për dyshen Rama-Berisha.
As përdorja e Gaz Bardhit me shokë, as presioni i gjithanshëm malinj nuk mund të ndërrojë as kursin politik e as të frikësojë PD-në.
Vulat false të Berishës kur ndërtoj foltoren ant-PD janë si vulat e Jorgo Goros pë të tjetërsuar pronat e Himarës dhe me siguri do të bëhen lëndë e parë për SPAK-un!
Harku Euro-Atlantik është levizja që më së shumti ka terrorizuar dhe alarmuar estabilishmentin e vjetër të cilët në mungesë të rrugës së shpetimit por i afrojnë supet e rënduara nga mëkatet tek njëri -tjetri.
Por shumë shpejt zinxhiri i Bermudës do të ketë firo të tjera të mëdha.
Kush mendon se me presion e shantazh mund të atrofojë seriozitetin e investimin euroatlantik gabon rëndë.
Tani priten ngjarje shumë të bujshme tronditëse në folenë e korrupsionit.
Dhe këto ngjarje nuk kërkojnë më muaj por javë, ndoshta vetëm ditë.

Artikulli paraprakKuvendi Zgjedhor i PD Dibër, Basha: Mirënjohje të thellë për sakrificën e dy viteve mjaft të vështira mbijetese dhe ringritjeje
Artikulli tjetërMaroku pritet të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, zbulohet kapaciteti dhe kostoja