Kuvendi Zgjedhor i PD Dibër, Basha: Mirënjohje të thellë për sakrificën e dy viteve mjaft të vështira mbijetese dhe ringritjeje

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme t’ju gjej ju të gjithë së bashku në këtë rast ceremonial dhe kuptimplotë, i cili përfundon procesin e riorganizimit të degës pas dy viteve të vështira të cilat me padrejtësi totale ndaj sakrificës së demokratëve u derdh dhe mbiu një frymë përçarje, me një gjuhë urrejtje nga e cila jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët dolën të humbur. Por ju arritët ta tejkalonit këtë kohë të vështirë me qartësinë e gjykimit tuaj, me fuqinë e vizionit tuaj dhe me forcën e karakterit kaq tipike për demokratët e Dibrës dhe për këtë ju shpreh një mirënjohje të thellë!” – u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Zgjedhor të PD në Dibër.

Artikulli paraprak“Pse u shndërruar kokoshi i revolucionit në një thelë?”/ Basha thirrje për bashkim: PD, shpresa e vetme për ndryshim
Artikulli tjetërUjdia Rama & Berisha, tentativë agresive për të shantazhuar drejtesinë!