U vra me skaf nga polici në Potam/ Gjykata ndan çështjen e Joana Avdisë, Arjan Tase do gjykohet i veçuar

Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme ndarjen e çështjes për ngjarjen tragjike të ndodhur në gusht të vitit 2022, ku mbeti e vrarë vogëlushja Joana Avdia nga polici Arjan Tase. Sipas vendimit të gjykatës Arjan Tase shkaktari i tragjedisë do të gjykohet i veçuar nga 8 punonjësit e policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm dhe gjyshi i të i ndjerë, Ismet Avdia i cili ka bërë thirrje për që drejtësia të jap dënimin e meritur për autorin.

“Unë jam Ismet Aviaj, gjyshi i Jonadës. Është hera e shtatë, pas këtij kalvarit gjatë arritëm të zhvillonim një seancë gjyqësore. Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët të cilët në një koordinim së bashku, se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht… ata që akuzohen janë punonjës shteti. Natyrisht që avokatët e tyre kërkojnë masa lehtësuese, e shkon aty ku këta njerëz të shtetit që merrnin rrogë për të siguruar jetën e qytetarëve. Të gjithë ata që ndodhen përreth tij janë përgjegjës ligjor. Unë kërkoj mbështetjen e mediave, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për mbesën time Jonadën, që ngjarje të tilla të mos ndodhen më”, u shpreh gjyshi i vogëlushes që humbi jetën nga ngjarja tragjike.

E mitura Jonada Avdia u përplas për vdekje me skaf nga ish polici Arjan Tase një vit më parë, ndërsa po pushonte me familjen në Potam të Himarës. E mitura u përplas në pjesën ballore të gomones dhe ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga helikat. Vogëlushja ishte me pushime e shoqëruar nga prindërit e saj të cilët jetonin në Angli prej 20 vitesh.

Artikulli paraprakBardhi me shokë e lanë në baltë, reagon Berisha: Dëshira është që të jenë në Kuvend, por…
Artikulli tjetër1.2 mln € dëm shteti me dëmshpërblimin për një pronë, SPAK çon për gjykim dosjen për zyrtarët e Financave