1.2 mln € dëm shteti me dëmshpërblimin për një pronë, SPAK çon për gjykim dosjen për zyrtarët e Financave

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën Prokurorisë për kalimin në gjyq ndaj tre të akuzuarve lidhur me veprimet e paligjshme duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milion eurosh.

Gjykata pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe përfituesin e pronës Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe vetë të pandehurit drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha për pushimin e çështjes. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.

Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetua lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.

Artikulli paraprakU vra me skaf nga polici në Potam/ Gjykata ndan çështjen e Joana Avdisë, Arjan Tase do gjykohet i veçuar
Artikulli tjetër“Vlera e dëmit, 1.2 milionë dollarë”- VOA: Zjarret dogjën mbi 365 hektarë me pisha në zonën e mbrojtur të Pishë-Poro, s’mund të gjenerohet më në rrugë natyrore