U shkarkua sepse ishte i dënuar, Rama nxjerr Kajmakun për të bërë fushatë për PS në Vorë (Foto)

Edhe pse i shkarkuar edhe në hetim për mosdeklarim të dënimeve penale, Agim Kajmaku ish-kryetar i bashkisë së Vorës, vazhdon të bëjë fushatë për Partinë Socialiste.

Siç shikohet edhe nga fotot, Agim Kajmaku vazhdon i qetë fushatën. Kajmaku ka qënë i dënuar në Greqi për përdorim monedhash të falsifikuara.

‘Unë mendoj që Partia Socialiste në Vorë, nuk ka pse të ketë turp, për të nxjerrë në foto, ish kryetarin e bashkisë të shkarkuar nga KQZ, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Ai siç e dinë të gjithë në Vorë, është i angazhuar maksimalisht në fushatë, merr pjesë në mbledhje partie, takime me elektoratin, kështu që PS dhe deputetët e saj, të angazhuar në Vorë, ia kanë borxh ta nxjerrin një herë të vetme me fytyrë në foto. P.S. Shpresojmë mos ta lajnë borxhin duke e bërë prapë kryetar bashkie siç i kanë premtuar së fundmi.’-shkruan Vojo Bregu, i deleguari i LSI-së ne Vore.

auto kajmakuuu1609949727

2 9

3 8

Artikulli paraprakRama merr në delegacion mikun e tij të akuzuar për mashtrim të biznesmenit turk me 3.2 milionë euro
Artikulli tjetërPD padit në SPAK Ramën dhe 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë për përdorim të paligjshëm të funksionit për zgjedhje