U shkarkua nga KLD, emërohet në KPK për të shkarkuar gjyqtarët me Vetting

Anëtarja e KPK Alma Vokopola, sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Alma Vokopola (Faskaj).

Në një dokument të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Rudin Baqli, shkruhet: “Alma Vokopola (Faskaj), me vendimin nr. 8, dt. 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë”.

Ky fakt, duket se është mbajtur i fshehtë në aplikimin që zonja Faskaj ka dorëzuar për kandidimin si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ligji për Vetingun parashikon se nuk mund të zgjidhen komisionerë personat që janë shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë.

Artikulli paraprakZjarr në spitalin që po trajtonte pacientët e infektuar me Covid-19, humbin jetën 5 persona
Artikulli tjetërKomisioni Europian, plan për hapjen e kufijve të BE: Nuk mund të shtyhet më