U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit! Ish-ministri publikon fakte tronditëse

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka denoncuar sot faktin se Ministria e Brendshme nën drejtimin e Fatmir Xhafajt i është rikthyer komunizmit.
Ai ka renditur një sërë faktesh që e vërtetojnë këtë, duke filluar nga fakti se Policia bën rolin e hetuesit, apo ekzekutimi i arrestimeve si qëmoti.
Statusi i plotëmanjani 1 e1515662802760
Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit!
Gati një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, vendi gjendet nën kërcënimin më të madh të mundshëm.
Po kthehet policia dhe hetuesia komuniste.
Nga raportimet mediatike të deri sotme, rezulton që Policia e Shtetit e drejtuar nga Ministria e Brendshme ka këto sjellje tipike:
Ndalime e shoqërime në polici, pa hesap, kriter apo standart! Në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin e Policisë së Shtetit (neni 109).
Ekzekutimi i arrestimeve bëhet si qëmoti. Natën, nëpër banesa duke krijuar klimë terrori tek familjarët. Kërkesave të të arrestuarve për dokumenta, i jepet përgjigja standarte: “ e di ti se çke bërë, ti tregojmë letrat atje brenda”.
Dhunë fizike, psiqike po e po, në komisariate. Trajtim çnjerëzor dhe deri edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve.
Dominim haptazi anti-kushtetues në proceset hetimore. Prokuroria gjendet tashme nën hyqmin e Ministrisë së Brendshme, falë edhe kaosit post reformë.
Megjithë kontrollin e hetimeve, fuqia provuese ndaj krimit nuk është përmirësuar. Ne mjaft raste ka përkeqesim.

Arrestimet pa prova direkte dhe në vijim gjykimet në themel vënë në vështirësi gjykatat, të cilat janë nën presion shumë të madh.
Manipulohet haptazi vendngjarjet për të keq drejtuar hetimet. Rasti i grabitjes së prokurorisë së Durresit është më flagranti.
Ne trafikun e drogës nuk kemi asnjë të arrestuar të madh, megjithëse drogë kapet, Pronarët e saj jo. Kapen ose shoferët ose gomerët…
Asnjë i hetuar apo i arrestuar nga radhët e zyrtarëve të Partisë në Pushtet. Edhe ndonje që ka ngele nën hetim nga e shkuara i prishen provat, për të shkuar drejt pafajsisë.
Aktiviteti politik i policisë është si asnjëherë tjetër më parë. Për çdo ushtrim të lirive kushtetuese, qytetarët kërcënohen nga policia, ose me pergjim, ose survejim, ose shoqërim dhe procedim penal.
Asnjë i arrestuar nga kontigjenca e personave në kërkim. Madje për disa prej tyre shërbimet aleate kanë dhënë info të sakta pë vendndodhjen e tyre, por policia në vend ti arrestonte dërgonte njerëz për negociata me ta. Kështu u është dhënë mundësia të kërkuarve të ndryshojnë vendstrehim.
Këtë e kam direkt nga burime të huaja këtu…
Nuk besoj se duhet më për të kuptuar se ç’Ministri të Brendshme që kemi! Më të keqen e mundshme në sistemin pluri-partiak që kemi vendosur.
Nuk po i rendis këtu rastet konkrete që kanë ndodhur, për arsye etike. Por pêr çdo konstatim të mësipërm jam nisur nga raste të raportuara në media.
Ministria e Brendshme e Komunizmit është në veprim!
Këto gjetje mirë është ti kuptojmë shpejt dhe në gjuhën shqipe. Mbase do të na i thonë edhe në gjuhë të huaj, por sdo ketë shumë kuptim.
Për fat të keq njerëzit bëhen sensitivë kur ju troket polici tek dera. Por atë ditë do jetë shumë vonë…

Artikulli paraprakMinatorët sfidojnë policinë, paralajmërojnë Ramën me altoparlant nga jashtë Kryeministrisë
Artikulli tjetërDeputeti i PD jep alarmin: Rama urdhëron mbylljen mediave online. Kjo nuk është demokraci!