U dërguan për çështje sigurie në Fier, kthehen në Burgun e Durrësit Vangjush Dako dhe Alqi Bllako

Janë rikthyer në burgun e Durrësit Vangjush Dako, Alqi Bllako dhe Xhevahir Lita, pasi u zhvendosën drejt Fierit.

Mësohet se ata janë rikthyer në Durrës mesnatën e dy ditëve më parë, për shkak se pritet të paraqiten në Gjykatë, me qëllim lehtësimin e distancës.

Kujtojmë se Vangjush Dako; Lefter Koka; Alqi Bllako; Oltion Bistri; Safet Gjici; Lefter Alla; Dedan Gjoni; Fran Tuci; Xhevahir Lita u transferuan drejt burgut të Fierit më 19 dhjetor, për shkak se drejtoria e burgjeve kishte marrë informacione se trajtoheshin me privilegje. Drejtoria e burgjeve zhvilloi kontrolle të befasishme, pas ngjarjeve të ndodhura në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin.

Artikulli paraprakZbardhet masa që kërkon SPAK për Sali Berishën: Arrest në shtëpi me policë te dera!
Artikulli tjetërApartamente, garazhe dhe makina luksoze, konfiskohen pasuritë e Arben Kaçorrit, kunatit të Vis Martinajt