Turqi, partia e AK e Erdoganit kërkon rinumërimin e votave

Partia AK e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan do t’i kërkojë komisionit qendror të zgjedhjeve një rinumërim të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale të Stambollit, tha një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Rezultatet e para nga zgjedhjet e 31 marsit flasin për një fitore me rezultat të ngushtë të kandidatit për kryetar bashkie që i përket Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP)

Partia AK i ka apeluar tashmë rezultatet, gjë që ka çuar në rinumërime të pjesshme në disa qarqe dhe të plota në qarqe të tjera.

Partia AK e Erdoganit, e dëmtuar nga një ngadalësim ekonomik, është vënë në pozitë të vështirë nga humbja që me sa duket ka pësuar në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara, në zgjedhjet lokale.

Partia është në pushtet në nivel kombëtar që nga viti 2002, por ajo ka dominuar në dy qytetet më të mëdhenj të Turqisë prej një çerek shekulli.

Artikulli paraprakMaskat terror në mes të ditës, grabiten një sasi e madhe parash në një banesë
Artikulli tjetërTrump akuzon kundërshtarët: Po rrjedhin informacione në media