Trumpin e zgjodhi President Rusia?

Philip Giraldi

Të premten, “Washington Post” raportoi se CIA kishte arritur në konkluzionin se, Rusia kishte vepruar në ndihmë të Donald Trump që të fitonte zgjedhjet. Historia pason akuzat se, qeveria ruse ishte prapa piratimit të serverëve privatë të përdorur nga Komiteti Kombëtar Demokrat, ashtu si edhe llogarinë Gmail e John Podesta, menaxherit të fushatës së Hillary Clinton. Informacioni i siguruar ju dha WikiLeaks dhe burimeve të tjera si rumuni Guccifer 2.0 me qëllim që të bënte publik dhe të diskreditonte fushatën e Clinton, potencialisht edhe të influenconte rezultatin e zgjedhjeve, “New York Times” po raporton se rusët piratuan gjithashtu serverin e Komitetit Kombëtar Republikan, por nuk nxorrën asgjë nga informacioni i siguruar. Partia Republikane pretendon se sistemi i saj nuk u shkel.
Akuzat e pabaza rreth përfshirjes së Moskës në zgjedhje burojnë nga një raport ende sekret i përgatitur nga CIA që përfaqëson konsensusin e komunitetit të inteligjencës lidhur me çështjen, megjithëse përdorimi i fjalës “konsensus” implikon se kishte mosdakordësi rreth konkluzioneve dhe bile ka një sugjerim se jo i gjithë komuniteti e nënshkroi draftin final. Sido që të jetë, raporti nuk e adreson faktin nëse piratimi e influencoi apo jo rezultatin e zgjedhjeve dhe qeveria ruse e WikiLeaks e kanë mohuar se po veprojnë në bashkëpunim apo janë pjesë e ndonjë përpjekjeje të organizuar për të promovuar fushatën e Trump.
Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur analizës nëpërmjet thirrjes për një investigim të piratimit në lidhje me fushatën dhe zgjedhjet. Donald Trump ka nxjerrë një deklaratë që e hedh poshtë pretendimin e CIA-s: “Këta janë të njëjtit njerëz që thoshin se Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë… Ka ardhur koha të ecim përpara”.
Përgjigja e Trump është e parëndësishme për shkak se cënueshmëria e procesit zgjedhor amerikan ndaj ndërhyrjes së jashtme është një çështje serioze që prek sistemet e ndarjes së informacioneve private dhe publike. Gjithashtu, është e rëndësishme të nënvizohet sesi kritikët e Rusisë në Kongres, përfshi senatorët republikanë John McCain dhe Lindsey Graham, po i shfrytëzojnë akuzat e pabazuara për të bllokuar çdo iniciativë pozitive nga ana e Trump për t’i përmirësuar lidhjet me Moskën, që mund të ketë pasoja serioze në vazhdim.
Për të përcaktuar se për çfarë bëhet fjalë saktësisht, është e nevojshme që të mbështetemi në raportimet e medias, përderisa as CIA, as Shtëpia e Bardhë nuk e kanë bërë publik raportin e klasifikuar. Parasëgjithash, është mjaft e rëndësishme të shqyrtohet dëshmia e piratimit dhe shpërndarja e informacionit. Shtëpia e Bardhë po pretendon se Komuniteti i Inteligjencës ka “besim të lartë” se, piratimi i serverëve dhe përhapja e materialit lidhur me zgjedhjet ishte i drejtuar nga nivelet e larta e qeverisë ruse.
Përzgjedhja e fjalëve është domethënëse, përderisa implikon se zyrtarët kanë vendosur një zinxhir të drejtpërdrejtë ruajtjeje të materialeve të vjedhura, përfshi individët në qeverinë ruse dhe kanalet e përdorura jashtë saj. Thënë ndryshe, qeveria amerikane dhe aleatët e supozuar të saj në GCHQ-në britanike po pretendojnë se, kanë siguruar informacion lidhur me një seri “shenjash” të përdorura për ta lëvizur informacionin nga hakersat tek mediat e përdorura për të përhapur historitë. Kjo është arsyeja se pse po pretendojnë “besim të madh”, gjë që nënkupton se kanë prova të forta.
Ky është një pretendim serioz, por aktualisht është e pamundur të dihet nëse është i vërtetë apo jo. Disa zyrtarë qeveritarë anonimë tani po duket se po thonë se, lidhja direkte nga qeveria ruse tek hakersat aktual dhe më pas tek shpërndarësit e informacionit po mungon. Nëqoftëse Komuniteti i Inteligjencës gjithsesi po pretendon se po dijnë mjaftueshëm sa të konkludojnë që ishte i drejtuar nga nivelet e larta të qeverisë ruse, atëherë duhet të jenë në gjendje që të japin prova apo dëshmi të tjera të zyrtarëve që urdhërojnë kryerjen e operacionit.
Nëqoftëse CIA kërkon të ruajë besueshmërinë e saj, ajo duhet të bëjë vetëm këtë, edhe sikur raporti është në një version të pastruar apo i redaktuar shumë për të mbrojtur burimet. E ka ajo këtë lloj informacioni? Është e qartë që jo, pavarësisht vlerësimit të “besimit të lartë” nga ana e saj. Dhe këtu kemi një sugjerim nga kongresmeni republikan Devin Nunes, një kritik i ashpër i spiunimit rus që është në Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve, se informacioni që ata kanë konsiston në aludime dhe në pjesën më të madhe është jo i besueshëm.
Atëhere, çfarë kanë aktualisht? sipas gjasave kanë copëza dhe pjesë të zinxhirit transmetues nëpër të cilin ka lëvizur informacioni dhe po presupozojnë pa e ditur domosdoshmërisht se, miratimi i Presidentit rus Vladimir Putin do të kishte qenë i nevojshëm për të iniciuar një operacion të tillë të guximshëm. Përmbledhtazi, ata po parashtrojnë se miratimi nga lidershipi i Kremlinit ishte pjesë e procesit.
Raportimet e shtypit tregojnë se, qenë dy grupe hakerësh të lidhur me inteligjencën ruse ato që siguruan fillimisht informacionin dhe se ky material ju dha të tjerëve për botim, me WikiLeaks si më të shquarin e këtyre të fundit.
Disa nëpër media po pretendojnë se, piratimi rus dhe përhapja e informacionit kishte 2 objektiva: së pari, të dëmtonte fushatën e Hillary Clinton; dhe, së dyti, të “minonte besimin në sistemin elektoral amerikan”, siç e përshkruan “Washington Post”. Unë do të thoja se, pjesa “minonte besimin” është vështirë e besueshme dhe se asnjë organizatë inteligjence nuk do ta shikonte këtë lloj objektivi si me vlerë ta ndiqte përveçse në rrethana shumë të veçanta. Megjithatë, fushata e Clinton është histori tjetër. Hillary Clinton e sulmoi Rusinë gjatë gjithë fushatës së saj dhe e bëri të qartë se do të ishte konfrontuese në Siri dhe në Europën Lindore. Në kontrast me të, Trump mbështeste detantën, kështu që zgjedhja e kandidatit nga ana e Moskës do të ishte e natyrshme dhe Kremlini fare mirë mund të kishte vendosur që të ndërmerrte hapa për ta energjizuar fushatën e Trump në mbështetje të interesit të vetë Rusisë.
Përdorimi i resurseve të inteligjencës për të avancuar interesin e vet kombëtar është ajo çka bëjnë të gjitha qeveritë. Objektivi është që të ruhet sekreti, por askush nuk duhet të habitet aq shumë, kur zbulohet një aktivitet i tillë. Orvatjet për të influencuar opinionin e huaj në një vend apo brenda një grupi të caktuar referohen në tregti si aksione të fshehta. Të gjithë lojtarët e mëdhenj shtetërorë angazhohen në aksione të fshehta në një masë më të madhe apo më të vogël. Sigurisht që CIA përdor asetet mediatike të saj për të lëshuar histori që mbështesin politikanë dhe parti të favorizuara nga administrata në pushtet në Uashington. Do të më duhet, për shembull, të supozoj se Presidenti Barack Obama ka miratuar mbulimin e favorshëm të shtypit të gjeneruar nga CIA e politikanëve të tillë si Kancelarja Angela Merkel, politikat e së cilës ai i mbështet fuqimisht.
Nëqoftëse një aksion i fshehtë përfshin median, nganjëherë do të konsistojë në histori totalisht të sajuara, që zakonisht ekspozohen shpejt për atë çka janë, apo në rrëfime që janë pjesërisht ose në pjesën më të madhe të vërteta, por që përmbajnë gjithashtu limosje apo disa të pavërteta që minojnë influencën e një narrative mbizotëruese. Nëqoftëse historitë janë të përpunuara mjeshtërisht, do të pranoheshin si të vërteta nga shumica e publikut. Historitë e paraqitura në këtë mënyrë nga një agjenci inteligjence, e cila shpesh vepron nëpërmjet surrogatove, nëpërmjet ekspozimit, mund të konsiderohen pjesë e “lajmeve false”, që i kanë traumatizuar kaq shumë mediat kohëve të fundit.
Shumë mirë se, lajmet false nga këndëvshtrimi i inteligjencës janë lajmet e vërteta, që është arsyeja se pse ekspozimi i shkëmbimit të emailave Clinton – Podesta – Komiteti Kombëtar Demokrat qe aq efikas. Ata qenë të vërtetë në mënyrë të pamohueshme dhe të sjellin në mendje një tjetër operacion të inteligjencës ruse në vitin 2014, kur piratimi i celularit të Ndihmëssekretares së Shtetit, Victoria Nuland, u shfrytëzua për të zbuluar se Nuland kishte një mendim të keq për aleatët europianë të Amerikës. Mësimi që duhej të ishte nxjerrë nga këto gabime në gjykim është, se ne i krijuam dobësitë tona që të tjerët do t’i shfrytëzonin. Nëqoftëse Komiteti Kombëtar Demokrat dëshironte të influenconte që ta bënte Bernie Sanders të largohej, nuk do të kishte qenë mirë që ta shprehnin një gjë të tillë me email. Nëqoftëse John Podesta nuk i besonte vendimmarrjes impulsive të Hillary Clinton, ai nuk duhej ta kishte shkruar mendimin e tij dhe ta dërgonte atë elektronikisht. Nëqoftëse Nuland dëshironte të bënte një akt seksual lidhur me europianët, ajo nuk duhet ta kishte diskutuar atë në një celular të pasigurtë.
Kështu, pothuajse çdo vend përdor spiunazhin kur merret me vendet e tjera dhe punon në promovimin e interesave të veta nëpërmjet përdorimit të inteligjencës dhe të resurseve të tjera kombëtare tij. Kjo nuk duhet të habisë askënd. Është e pamundur të dihet nëse botimet e WikiLeaks për emailat e piratuara e ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve të fundit, megjithëse është e qartë se nuk e ndihmuan Hillary. Mësimi nuk është që rusët spiunuan Shtetet e Bashkuara dhe asistuan fshehurazi një kandidat që e favorizonin. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, e kuptuar mjaft mirë nga njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe kudo tjetër në administratë. Që informacioni nuk është më privat në një epokë ku infiltrimi apo piratimi elektronik mund të drejtohet nga garazhi i dikujt gjithashtu duhet të merret si i mirëqenë. Por kur ata që aspirojnë për poste të larta janë të pakujdesshëm në atë që thontë, kur e thonë dhe si komunikojnë me bashkëpunëtorët, do të ketë pasoja.
Shumë më mirë të rregullojmë gjërat tona sesa të orvatemi të ndëshkojmë rusët për atë që vjen natyrshëm. Kjo do të çonte vetëm në një përkeqësim “e lagu, s’e lagu” të një marrëdhënieje tashmë të keqe.

Autori është, një ish-oficer i CIA-s, është Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Interesin Kombëtar

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprak10 rrugët që demokratët të thajnë moçalin e tyre
Artikulli tjetërPatenta e deputetit dhe përdhunuesi i Kavajës