Trump paralajmëron sërish Iranin: Nëse hakmerreni…

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i doli në mbrojtje të dielën sulmin ajror amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani. Ai tha se shërbimet e zbulimit e kishin bërë të qartë se mosveprimi do të kishte paraqitur një rrezik më të madh.

“Vlerësimet e shërbimeve amerikane të zbulimit e bënë të qartë se mungesa e një veprimi, që do të lejojnte Soleimanin të vazhdonte të komplotonte, të vazhdonte me planet apo fushatat e tij terroriste, do të krijonte më shumë rrezik sesa të ndërmarja e një veprimi si ai që morëm javën e kaluar”, tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv ABC.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime pas vdekjes së gjeneralit kryesor iranian, i vrarë të premten nga një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një hakmarrje të ashpër për vrasjen e Qassem Soleimanit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të sulmohen objektiva të shumta në disa vendndodhje në Iran, nëse Irani do të hakmerret për vdekjen e Soleimanit.

Presidenti Trump shkruajti të shtunën në Tëitter se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar 52 objekte në Iran, të cilat do të goditeshin “shumë shpejt dhe shumë ashpër”, në rast se Irani do të sulmojë personelin apo interesat amerikane. Numri 52 përfaqëson 52 amerikanët e marrë peng në Iran shumë vite më parë.

Artikulli paraprakSi doli numri i parë i “RD”
Artikulli tjetërStuhia shkul pemën e mashtruesit të Tiranës