Trump: Duhet të hetojmë në Kinë për virusin, Pekini nuk e lejon

Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se SHBA-të duan të dërgojnë hetues në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit. Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përditshme mbi koronavirusin.

Sipas CNN, SHBA-të kanë bërë edhe më parë kërkesa të tilla, të cilat janë kundërshtuar.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar vazhdimisht Kinën se ka fshehur informacionin e saktë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda Kinës, rrjedhimisht ka fshehur edhe numrin real të viktimave.

“Ne po bisedojmë me Kinën. Ne iu kemi kërkuar atyre edhe para shumë kohëshqë të mund të hetojmë në Kinë për virusin. Ne duam të hyjmë”, tha Trump gjatë konferencës.

Artikulli paraprakBerisha denoncon skandalin: Ja si po vjedh narkoshteti nëpërmjet OSHEE qytetarët!
Artikulli tjetërEpidemiologu suedez: Karantinimi nuk është i bazuar në fakte shkencore