Trump dhe Xi takohen javën e ardhshme

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, për të takuar presidentin Donald Trump.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se takimi i parë i presidentëve do të zhvillohet në Florida, më 6-7 prill.
Marrëdhëniet e ardhshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë kanë qenë të paqarta pas zgjedhjes së Trumpit, i cili është inauguruar më 20 janar.
Gjatë fushatës, ai e ka akuzuar Pekinin për politika të padrejta të tregtisë.

Artikulli paraprakTillerson, bisedime me Turqinë për luftën kundër IS-it
Artikulli tjetërMbështetja për presidentin Trump e pandryshuar