Trump: Amerika nuk do të mbyllet më edhe po u rikthye koronavirusi

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nëse një valë e dytë e koronavirusit godet kombin, ai nuk do të përpiqej ta mbyllte vendin përsëri.

“Ne do të shuajmë zjarret, nuk do ta mbyllim vendin”, theksoi Trump duke iu referuar një vale të dytë.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një zjarr apo flakë, ne do ta heqim”, shtoi ai gjatë një turneu në një fabrikë prodhuese automobilistike në Michigan.

Deklarata vjen pasi të 50 shtetet amerikanë kanë hequr disi kufizimet e bllokadës, me shtetet e udhëhequra nga republikanët që bëjnë presion kryesisht për rihapje më të shpejtë dhe ato të udhëhequra nga demokratët që flasin për një qasje më të kujdesshme.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se lehtësimi i masave bllokuese shumë shpejt mund të çojë në një valë të dytë të viruseve në vjeshtë dhe dimër

Artikulli paraprakDy simbole të tjera të kryeqytetit të kërcënuara nga Talebani i Tiranës!
Artikulli tjetërRuçi merr këshilltar Knutin…