Rigels Seliman: SPAK dhe mbështetja e SHBA xhevahir, kush i sulmon është palaço

Gazetari Rigels Seliman ka reaguar ashpër ndaj atyre që sulmojnë Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Selimani thekson se SPAK dhe mbështetja e SHBA janë xhevahir dhe se sipas tij, kush i sulmon është palaço.

Postimi i plotë:

SPAK është një strukturë që duhet ruajtur si “xhevahir” në Shqipëri.
Që nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) – me qëllimin kryesor për luftimin e korrupsionit në nivele të larta dhe krimin e organizuar në vend – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetëse të strukturës.
Marrja e “bekimit” të amerikanëve krijoi besimin duke filluar nga opozita e deri te populli – që shpesh kanë shprehur rezerva për funksionimin e drejtësisë (si të kapur nga pushteti).
Nga hapja e dosjeve të rëndësishme deri te arrestimi i zyrtarëve, puna e SPAK ka pasur duartrokitje.
Megjithatë edhe akuzat nuk kanë munguar. Kritikët, e konsiderojnë si vegël të kryeministrit Edi Rama. Ose siç ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta i quajnë “prokurorë politikë” të tij. Madje dhe vetë Rama që e ka gjysmën e qeverisë qendrore dhe vendore në burg apo të zgjedhurit e emëruarit kandidat për SPAK, ka sulmuar jo pak herë këtë të fundit.
Kështu që përpara kësaj situate, duhet të them se SPAK është xhevair dhe kush e sulmon atë apo edhe SHBA-të, është palaço!

Artikulli paraprakTritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Alibeaj dënon aktin: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt të jetë e mundur
Artikulli tjetërPanairi i librit shqip në SHBA, vendi që i do gjuhët e çdo diaspore dhe shqipja ndjehet e nderuar