Tritol banesës së drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë

Një sasi tritoli është vendosur në shtëpinë e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluzinit, Alfred Voga. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e mbrëmshme, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Mina është pikasur nga i zoti i shtëpisë dhe menjëherë ka njoftuar policinë e Krujës e cila ka ardhur menjëherë në vendngjarje bashkë me ekspertët.

Kjo është hera e dytë qe i vendoset minë antitank kësaj familje. Para 10 ditësh ka ndodhur e njëjta gjë, por edhe ajo nuk ka shpërthyer.

Sipas policisë mendohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt toke, por akoma nuk është verifikuar.

E zonja e shtëpisë thotë se nuk kemi konflikte me njeri, nuk kemi bërë fjalë me askënd, ja kemi lënë në dorë policisë. Ajo madje thotë se, kush të dojë le ta vendosë përsëri, pasi neve jemi në hallin tonë.

Artikulli paraprakMë shumë se 207 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE vitet e fundit
Artikulli tjetërKostumi që i rri ngushtë Ramës