Tritan Shehu përsërit apelin e Bashës: Të mbyllen aktivitetet që nuk garantojnë distancimin social

Rreziku i infektimit nga koronavirusi tek fasonët dhe Call Center, Tritan Shehu përsërit apelin e Bashës: Të mbyllen aktivitetet që nuk garantojnë distancimin social

”Distancimi fizik” komprometohet rende nga aktivitete si i Call Center, ”fason” etj.

Edhe sipas specialisteve italiane, me disa nga te cilet jam ne kontakt, aktivitet ekonomike qe kryhen me koncentrime punonjesish, vecanerisht ne ambjente te mbyllura, cvleresojne masat e pergjitheshme te “distancimit fizik”.

E konsiderojne kete nje nga aresyet kryesore te diferencave shume te medha te gjendjes ndaj kesaj pandemie midis Veriut te Italise e pjeseve te tjera.

Ne Lombardi etj, aktiviteti ekonomik bazohet ne ndermarjet gjigande prodhuese, bankat e medha, institucione strategjike etj, me koncentrime njerezore, qe veshtire se mund te mbyllen terresisht.
Ndersa ne pjeset e tjera te Italise dominon ndermarja e vogel dhe e mesme, fermeret, punonjesit autonome etj, pa koncentrime te medha e lehtesisht te bllokueshme.

Ne vendin tone, ku dhe kushtet e punes se atyre ndermarjeve me koncentrime te larta jane shume larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbeshtetur financiarisht eshte nje domosdoshmeri urgjente dhe krejt e realizueshme, gje e kerkuar me insistim nga PD.

Artikulli paraprakCoronavirusi bën mutacion më ngadalë se gripi: Përse është lajm i mirë dhe çfarë thonë ekspertët
Artikulli tjetërIlaçi i profesorit francez që po shëron pacientët brenda 5 ditësh, prova në 80 pacientë