Tri letrat e provokimit…

Enver BYTYÇI

Tri letra në tri ditë. Tri provokime të kryeministrit të Shqipërisë në stilin pervers të komunikimit të tij! Asnjë shenjë se ai ka nxjerrë ndonjë mësim nga zemërimi i shqiptarëve që ka shpërthyer kudo në Shqipëri kundër tij! Asnjë lloj pendese dhe as reflektimi!

Tri letra me fyerje dhe akuza për linçimin e opozitës dhe kryetarit të saj, zotit Basha! Intriga, hipokrizia, alegoria me negativitet, kërcënimi, pastaj lotët e krokodilit për fatin e opozitës “jashtë sistemit”, përsëri kërcënime dhe intriga, të gjitha këto i shoqërojnë letrat për dialog të Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës.

Ky është i vetmi kryeministër në botë që pasi e rrënon vendin e tij dhe i mashtron qytetarët e vet për gjithçka bën, fillon e tallet me ta, i urren dhe i provokon ata në mënyrën më poshtruese të mundshme! Ky kryeministër nuk i njeh kufijtë e të keqes, as kufijtë e turpit, sepse nuk matet me dinjitetin, por me perversitetin e tij! Dinjiteti është nocion që nuk ekziston për Edi Ramën!

Artikulli paraprakSuplementet më të mira për të forcuar trurin
Artikulli tjetërVitaminat “armike” të organizmit