Tregtari i përgjigjet Ramës me tone të ashpra

Një nga tregtarët që morën pjesë sot në aktin e biznesit të vogël duke mbyllur qepenat, me tone të ashpra ka thënë para kamerave, se Kryeministri Edi Rama, deklaratën e tij në Parlament: “Thirri të ngrihet…ai i shkreti me kokë ulur”, e ka patur për veten e tij.
“Se e tha ai për rrushin e vet… jo për rrushin e popullit. T’i boni të fala atij (Ramës) se ka ik gjithë rinia mo zotëri; gjithë rinia. S’ka rini që të rrijë këtu”, ka thënë tregtari.
Shumë biznese sot në të gjithë vendin kanë ulur qepenat në formë kundërshtimi ndaj futjes në skemën e TVSH-së.
Nga ana tjetër, ministri Arben Ahmetaj, ka folur për mediat dhe ka mohuar impaktin negativ që kjo protest mund të ketë në biznesin e vogël.

Artikulli paraprakMbyllet protesta e biznesit, vërshojnë inspektorët tatimorë, deputeti i paralajmëron: Mos bëni presion pasi të ikim ne
Artikulli tjetërKalvari i të diplomuarve në Shtetet e Bashkuara, qytetarja: Zëdhënësi i Ramës më tha se Edi është si Obama