Tragjedi në Itali, shembet mbikalimi 100 metra i lartë në Xhenova, 11 të vdekur

Një pjesë e mbikalimit Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenova të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte. Zjarrfikës të shumtë, ambulanca dhe forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas Corriere Della Sera është konfirmuar vdekja e të paktën 11 personave. Bilanci mbetet provizor pasi ekziston frika se numri i viktimave të jetë më i lartë.
Nga raportimet e deritanishme dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja dhe një duzinë mjetesh të përfshira, sipas punonjësve të kërkim-shpëtimit. Mbikalimi është një nga nyjet kryesore të lëvizshmërisë në zonën e Ligurias.
Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor. Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.
Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”. Ura “Morandi”, e ndërtuar në vitet ’60, ndodhet në rajonin Sampierdarena e Cornigliano, është e gjatë mbi një kilometër dhe e lartë 90 metra.

foto crollosss MGZOOM

Artikulli paraprakRama, 70 milionë euro tendera miqve të tij, 229 milion euro për luks e makina
Artikulli tjetërInteri nuk heq dorë nga ëndrra Modriç, ja skenarët më të fundit