Trafiku i drogës/ SPAK kërkon 12 vjet burg për Tahirin dhe Çelën

Prokurorët e SPAk Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkojnë dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë.

Ish-minstri Saimir Tahiri u paraqit në gjykatë së bashku me avokati i tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela, ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim.

Prokuroria kërkon dënimin e tij me 12 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kërkojnë pafajësi. Tahiri ka paraqitur me avokatin e tij tabelat me provat dhe faktet që i ka paraqitur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gati 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë që Prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi u konvertua në 3.5 vite në shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg. /Oranews/

Artikulli paraprakEurobondi/ Reagon ish-zv.ministrja e Ramës: Nuk është sukses, norma e interesit 33 % më e lartë
Artikulli tjetërKurti thirrje qytetarëve: Nesër protestë paqësore