Tjetër ngjarje e rëndë, fëmijëve u plas granata në duar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh.

Dy fëmijëve u ka plasur një granatë e vjetër teksa po loznin bashkë, dhe ka ndërruar jetë njëri prej tyre vetëm 6 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.

Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNis eksperimenti i çuditshëm në Gjermani, 1200 euro në muaj pa bërë asgjë, rregjistrohen…
Artikulli tjetërKlubi anglez: Dy orë na ndajnë nga transferimi i një “jashtëtokësori”