Thumanë-Kashar/ Përse opozita Berisha&Bardhi, bëjnë sikur nuk ekziston protesta e mijëra banorëve për koncesionin e Ramës për oligarkun Bashkim Ulaj?!

Banorët e Krujës kanë protestuar sërish ditën e sotme përsa i përket ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.

Janë rreth 85 mijë banorë të kësaj Bashkie që nuk do të kenë akses në këtë rrugë dhe protestuesit kërkojnë që qeveria t’u vërë në dispozicion projektin përfundimtar të ndërtimit të rrugës.

Njëkohësisht ata kërkojnë një dalje në autostradën e re për të lehtësuar banorët dhe biznesin e zonës.

Koncensioni 1.3 miliardë euro i rrugës Thumanë Kashar është përfituar nga “Gener 2”, i cili ka ofruar një shifër, pothuajse, dyfish më të lartë për shkak të interesave bankare.

Gjatë protestës së sotme, deputetja e PD-së, Merita Bakiu, u shpreh se “kjo qeveri nuk po bën gjë tjetër vetëm se po vendos gjithçka në dispozicion të oligarkëve”.

Oligarku që qeveria i ka vënë në dispozicion këtë koncesion me vlerë 1.3 miliardë euro dihet që është Bashkim Ulaj, i cili është kilent i rregullt i qeverisë në shumë tendera dhe koncensione të tjera me shifra të tilla.

Ajo që është për t’u “çuditur” është se si “opozita e vërtetë” Berisha-Bardhi, të cilët nuk lënë portestë pa shfrytëzuar dhe të cilët kanë premtuar se do të jenë anekënd Shqipërisë për të protestuar kundër kësaj qeveria, nuk kanë shprehur gjysmë fjale dhe nuk janë në mbështetje të banorëve të Bashkisë Krujë?

Përse hesht Berisha dhe Bardhi për oligarkun e qeverisë Bashkim Ulaj?

Një opozitë e vërtetë, që mendon për hallet e popullit dhe jo për hallet e veta, do duhej të ishte aty bashkë me banorët, jo vetëm për t’i mbështetur, por edhe për ta ngritur zërin e tyre në Parlament kundër kësaj padrejtësie.

Ky është një fakt tjetër se në të vërtetë opozita e kapur dhe e marrë peng tek oligarkët, është ajo e Sali Berishës, i cili nuk mund të flasë asnjë fjalë kundër oligarkut të pushtetit Bashkim Ulaj, për shkak të financimeve të ditura dhe të paditura që ky i fundit ka bërë vazhdimisht ndaj Sali Berishës, ndaj lëvizjes së tij “Foltore”, por edhe në mbajtjen gjallë të lëvizjes së Berishës në median shqiptare.

Ky është nga ato rastet kur shprehja e urtë e popullit tonë shndërrohet: “Vërtet për pushtet jemi të ndarë, por oligarkët i kemi bashkë.”/Alfapress.al

Artikulli paraprak“Shqiptarët rol konstruktiv në sfidat integruese të Maqedonisë së Veriut”/ Kreu i PD, Lulzim Basha, uron Talat Xhaferrin
Artikulli tjetërBanka Qendrore e Kosovës ndaloi përdorimin e dinarit serb, vendet e QUINT-it kërkojnë pezullimin e vendimit