Thirrje qeverisë: Jemi bllokuar në fshat, s’kemi bukë e as ilaçe!

Preng Përbibaj është një banorë i një fshati të thellë në Tropojë i cili në një lidhje telefonike për Fax News ka treguar kushtet e vështira në të cilat po jeton familja e tij për shkak të mungesës së ndihmave, rrugës, largësisë nga qyteti por edhe sasisë së madhe të dëborës që ka rënë së fundmi.

Ai shprehet se ka bërë disa herë apel në pefekturë dhe në bashki por ende nuk i është dhënë asnjë ndihmë duke pohuar se, largësia nga qendra urbane dhe njësia administrativë për orë të tëra e bën të pamundur furnizimin me ushqime.

“Jemi 3 orë nga komuna e Lekbibajve, nga rrethi jemi 6 orë. Jemi pa drita, pa bukë, pa ilaçe dhe komunikim. Kam kontaktuar kryebashkiakun, prefektin na kanë thënë sot të zbresim të marrim ndihma, por nuk kemi asnjë mjet.

Që prej 1 Tetorit nuk është interesuar njeri, jemi pa rrugë, pa bukë, pa ilaçe, jemi bllukuar në fshat. Energji nuk kemi pasur kurrë, nuk kemi fare. Ka një sasi të madhe bore, kemi bagëti dhe kërkojnë ushqim”, tha Përbibaj.

Artikulli paraprakShërohet nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja
Artikulli tjetërNdërron jetë një tjetër i infektuar me Covid-19. Shkon në 333 numri i të prekurve, 29 raste të reja