Shërohet nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja

Mjeku në pension Dhimitër Kraja ka lënë Spitalin Infektiuv pas konstatimit të tij me koronavirus teksa ishte rikthyer si vullnetar në shërbim për shkak të situatës me pandeminë.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu e cila shprehet Kraja sapo ka dalë i shëruar nga spitali.

Dhimitër Kraja, u rikthye për të shërbyer në spital, është prekur nga kronavirusi ndërsa lajmi për herë të parë është konfirmuar nga mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero.

Më vonë edhe djali i tij e ka pranuar duke dhënë edhe një mesazh: “Shumë fjalë të ngrohta dhe urime, por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem të ndiqni këshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlejë çdo sakrificë e atyre atje”, ka shkruar Viki në postimin e tij në rrjetin social.

Artikulli paraprakRritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shkodër, dy dërgohen në Tiranë, reagon Kryebashkiakja Ademi
Artikulli tjetërThirrje qeverisë: Jemi bllokuar në fshat, s’kemi bukë e as ilaçe!