Thirrja e ish deputetit Gurakuqi për Shkodrën dhe intektualët: Sot të reagojmë…

Letër drejtuar përfaqësuesve dhe intelektualeve te PS, dega Shkoder!

Të nderuar zonja dhe zoterinj!

Jam duke ju shkrue këtë letër, me cilësinë e bashkëqytetarit tuaj dhe përfaqësuesit të zgjedhun nga qyteti dhe Qarku i Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë, me mendimin dhe vullnetin e mire, për të kontribue në qendrueshmërinë shoqnore dhe atmosferën e mirëkuptimit politik pluralist në krahinën tone, në rrethanat e degradimit total të shtetit konstitucional dhe ligjor, Krizes se Dypushteteve dhe shkatërrimit të kushteve për zgjedhje të lira e te ndershme në vend.

Ju jeni në dijeni se Kryeministri në detyrë zoti Edi Rama, pavaresisht anulimit me dekret presidencial te zgjedhjeve krahinore te dates 30 qershor, po perpiqet me cdo mjet ne dispozicion te pushtetit te tij personal, te realizoje nje proces formal edhe në bashkinë e Shkodrës dhe qendrat e tjera të Qarkut tonë.

Kjo perpjekje po vijon pavarësisht mungesës ne process, të opozitës politike të zgjedhun nga elektorati i krahinës, në drejtim dhe përfaqësim. Vendimi i tij dhe i rrethit politiko-krahinorë që drejton me dorë të hekurt PS, për të shtrirë nivelin e provokimit për sundim, deri në zonat tracionalisht kundërshtare të PPSH\PSSH, për shkak të vuejtjeve të pësueme, është një hap paprecedent në historinë e kohës së Shqipërisë Parlamentare dhe vjen pas 6 viteve diskriminimi të faktuem edhe me shifrat zyrtare të investimeve, degradimit te klimes së lirisë së biznesit, emigrimit të pashembullt të banorëve tanë.

Qyteti dhe krahina jonë, për nji numër arsyesh historike të një diskriminimi sistematik të nisun nga viti 1945 nga të njëjtat familje të Zonës së Operativitetit të Dhunshëm kundër rendit tradicional të Shqipnisë dhe mungesës së një kompensimi adekuat qualitativ në periudhat e frymëmarrjes, asht zhvendosun poshtë rolit parësor në vendimarrjen politike dhe në peshën ekonomike dhe financiare në vend. Shkodra, dikur krenaria e qytetarisë shqiptare, për shkak të forcës së mendjeve drejtuese, peshës në ekonomi, tregti, transport, arsim, kulturë, sport, për shkak të këtij impostimi të kontrolluem të drejtimit rënës me shërbenjës krahinorë, sot ndodhet në ditët e saj ma të vështira, të cilat ditë, në qoftë se ju do të vijoni me perulje të ndiqni lojën e arkitekteve të përplasjes civile, mund të bëhen ditë fundosjeje.

Unë mendoj që shkodranët bashkarisht, duhet t’i thonë ndal përdorimit të qytetit dhe subjekteve të tij zgjedhore, per lojna politike dhe llogarina dritshkurtëra, të bame ne grupin e njerezve brenda pushtetit qe po shfaqet se fundmi zbuluen ne aktivitetin e zhvilluem ne 6 vite, nga media prestigjioze nderkombetare. Shkodra nuk mund të bahet nji arenë e përplasjeve të forcës, ndërhymjeve policore, njësive paramilitare, që në fund do kenë rezultatin që shkodranët e provuan në vitet 1997-2002: ulje e matejshme e rolit paresor te Shkodres ne Shqipni, zbrazje e qytetit, sundim I gansgterizmit, trafik I pakontrolluem dhe një elite drejtuese servitore edhe ma e përdorun se me pare.

Ju mund të pyesni se çfarë unë kërkoj? Asnjëherë nuk më shkon ndër mend të kërkoj dorëheqjen nga të drejtat tuaja politike konkuruese dhe as nga shpalosja e programit tuaj në një mjedis të lirë pluralist në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës. Asnjehere nuk me shkon ndermend te bej thirrje per te ndalun te drejten e popullit per te zgjedhe organet e reja te pushtetit vendor, ne afatet kohore kushtetuese.

Kjo nuk do t’i shërbente bashkëjetësës së alternativave në konkurencë në mjedisin qytetar me kushtetutën bashkiake më të vjetër në bashkësinë iliro-arbnore. Unë kërkoj vec pezullimin e përkohshëm publik të aktivitetit electoral tuajin personal, si drejtues dhe kandidatë, deri në zgjidhjen përfundimtare të krizës politike dhe kushtetuese te Dypushteteve dhe plotesimit te konditave normale zgjedhore nacionale.

Këtë kërkesë ua bëj në emër të interesave më të larta të Shkodrës, qytetarëve të saj, të djathtë, të majtë, të paanshmëve, te mërgatës sonë që nuk don asnjihere ma ta shoh të përsëritun rrënimet e kohës së gazepeve 1945, 1946, 1997, 1998. Une ju kerkoj anullimin e perkohshem te te gjitha aktiviteteve zgjedhore, nga dita e sotme, ne pritje qe Tirana politike te zgjidhe problemin e funksionimit mbi binaret kushtetues te Republikes se fundosun ne korrupsion dhe ilegalitet.

Eshte marrezi te mendohet qe per shkak te dhunes kryeministrore, t’i imponohet Shkodres per kater vite, nje pushtet i minorances se minorances, mbasi shkelet cdo parim demokratik.
Une i kam ba thirrje dhe i kam komunikue personalisht, po ashtu, drejtorise se policise Shkoder te veproje konform Ligjit mbi Policine e Shtetit, konform respektimit te ligjit mbi funksionimin e pushtetit vendor, duke vendosun ne plan te pare, interesat e sigurise se qytetareve te Shkodres dhe paqes nderkomunitare ketu. Ju duhet te keni parasysh, se eterit tane, ne ditet ma te veshtira, kane gjete perhere rrugen e marreveshjes per ta ruajtun Shkodren nga dhuna e perkundert me Kodet Shkodrane te Bashkejeteses ne Pluralizem.

Une ju kerkoj mirekuptimin tuaj per t’u dorehequr nga dita e sotme, prej aktivitetit elektoral te parashikuem nga selia kryeministrore, pa nderim ndaj situates se ndere qe po kalon Shkodra.
Me besimin se ju te nderuem, do te keni forca te arsyeshme per ta vleresue pozitivisht kerkesen time, mbetem me shpresen e nje reagimi patriotik dhe dashamires, per Shkodren e zemrave dhe andrrave tona te perbashketa.

Me nderime!
Romeo Gurakuqi

Artikulli paraprakParalajmërimi i Lesit: Më 30 qershor mund të ketë të vrarë, por Edi Rama s’do hyjë dot më në Shqipëri
Artikulli tjetërLirinë e lëvizjes nuk na e sollën bastardët e Rilindjes!