Thërrimet që mbeten nga oligarkët e Ramës, na shiten si bollëk page për mësuesit

Nga Ndriçim MEHMETI

Kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të ri të qeverisë së tij për nëj mandat të dytë 4-vjeçar,nëvitin e “largët” 2017, bëri një premtim të madh: “Pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40% gjatë 4 viteve të ardhshme’’. Ky ishte premtimi i Kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të ri në 11/09/2017 ndërsa shtoi se kjo rritje pagash përfshihet në programin e qeverisë së re. Me këtë rast ai e shtoi se :“Jemi të qartë për domosdoshmërinë për vazhdimin e mbështetjen ndaj mësuesve dhe mjekëve për rritjen e pagave të tyre deri në 40% brenda këtij mandati”. Madje përmbaruesja e tij nëMinistrinë e Arsimit Nikolla, shkoi edhe më tutje kur na i shkoqiti me matematikën e saj shumë të kuptueshme sesi do të bëhej rritja dhe sa do të përfitonin mësuesit. Nikolla nxitoi të sqaronte se “kjo shtesë nuk do të nisë të aplikohet menjëherë e plotë brenda vitit të parë.

Ajo do të jetë graduale, për të arritur në pragun e 40 përqindëshit brenda mandatit të dytë. Pagat Aktualisht, një mësues paguhet mesatarisht 45 mijë lekë të rinj, me rritjen që parashikohet deri në vitin 2021 pagat pritet të arrijnë nivelin e 63 mijë lekëve”. Por sikundër ndodhi edhe me premtimet për një ekonomi më të fortë e begati për tëgjithë, shëndetësi falas, 300 mijëvende pune, meritokraci në punësim etj,. Edhe premtimi për rritjen e pagës së mësuesve me 40% nuk u realizua asnjëherë. Në fund të 2019, kryeministriRama, duke menduar se shqiptarët e kanë memorien e shkurtër (gjë për të cilën në disa raste duhet ti japësh të drejtë), me paturpësinë që e karakterizon, risolli dhe njëherëpremtimin e tij për rritjen e pagave të mësuesve dhe mjekëve por tanimë, duke ndërruar mendje për pagën e mësuesve.

I shoqëruar nga mësuesi i anglishtes Ahmetaj, Rama deklaroi se “Pagat për bluzat e bardha do të rriten 40%. Padyshim rritja më e madhe historike e pagave për bluzave të bardha.Pagat për arsimtarët do të rriten me 15%.” 40% i premtuar më datë 11.09.2017, ë 2021 u bë 15%.

Përse Rama ndryshoi mendje dhe u bë kaq “bujar” me mjekët dhe kaq i pashpirt me mësuesit?

Ju mendoni se Rama, vërtet i konsideron bluzat e bardha heronj dhe i digjet shpirti për ta? Jo. Por Rama ka zbuluar krejt rastësisht dhe me shifra tëservirura nga mësuesi i anglishtesAhmetaj, që kundërshtojnë shifrat e zyshes së aritmetikës Nikolla. Mëkonkretisht Kryeministri na bëri me dije se: “Pagat e mësuesve nga viti 2013 në vitin 2021 janë rritur në nivel 21.6% dhe ato të shkollave të mesme me një nivel rritjeje në 21.3%.Është me vlerë të vlerësojmë dhe të krahasojmë me vende të tjera të rajonit dhe për këtë kemi marrë për bazë Maqedoninë e Veriut. Po të krahasojmë të dy sektorët si arsimi, ashtu edhe shëndetësia, flasim për një diferencë shumë të vogël me rritjen e realizuar në vitin 2021, ku diferenca të paktën për Shqipërinë është pozitive me një rrogë në arsim 60.758 në krahasim me Maqedoninë e Veriut 54.676 lekë dhe një diferencë shumë e vogël në krahasim me Maqedoninë e Veriut përsa i përket mjekëve.”

Par Kryeministri na bëri me dije se ai vet nuk i beson asaj që thotë. Në 11 shtator kishte premtuar se për 4 vite do të rriste rrogën e mësuesve me 40%. Në vitin 2019, na pohoi vetë, se paga e mësuesve me gjithë rritjen e parashikuar në vitin 2021, nuk shkon më shumë se 21.6%, gjë qëështë gati gjyma e rritjes së premtuar, nëse e marrim të mirëqenë shifrën e kryeministrit që në fakt nuk është e vërtetë. Por duke ndjekur logjikën e kryeministrit dhe aftësinë e tij të larta në fushën e shkencave ekzakte, na duhet të pohojmë e pranojmë me shumë dëshirë, se 40 është shumë më e vogël se 21.6, me ndryshimet e fundit që kanëndodhur në rregullat e matematikës. Kryeministri ishte “mjaft bindës”në krahasimin e pagave tëmësuesve të Shqipërisë me ata të Maqedonisë së Veriut. Mësuesit shqiptar ja kalonin Maqedonisë së Veriut me një diferencë tëkonsiderueshme prej 6.102 lek.

Por Kryeministri harroi qëllimisht që të krahasonte pagat e mësuesve në vendin tonë me ato të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare në Republikën e Kosovës buxheti i vitit 2019 para shikonte se:“ në shkollat e mesme të larta do të kenë një pagë bazë prej 621 euro, dhe nëse kanë përvojë 15-vjeçare, pagat e tyre do të jenë 668 euro.Mësimdhënësit në shkollat e mesme të ulëta do të kenë një pagë bazë prej 585 euro, dhe me 15 vite përvojë punë, paga shkon në 629 euro”. Pra paga më e ulët e mësuesve në Kosovëështë 7020 euro në vit ose me kursin e tanishëm me monedhën shqiptare 856,440 lek, ndërsa paga e mësuesve me një përvojë pune 15 vjeçare është 8016 euro në vit ose 977, 952 lek. Me këtë krahasim duket qartë se mësuesit shqiptarë janë shumë larg kolegëve të tyre në Kosovë. Në Mal të Zi p.sh, një vend edhe më i vogël se ne, mësuesit marrin 725 euro, por duket se Kryeministri merr për bazë atë që i pëlqen më shumë dhe qëështë një mundësi që ai të duket si bamirës i madh dhe jo si njeriu që qeveris për të përmirësuar jetën e shqiptarëve e në veçanti të elitës sëshoqërisë sonë mësuesve, duke e përafruar me vendet e zhvilluar të Evropës dhe jo me shtete që kanë më pak se 30 vite jetë.

Shifrat tregojnë fare qartë se ne jemi vendi me më pak të ardhura që fitojnë mësuesit në Ballkan dhe premtimi për rritje page 40% brenda një 4-vjeçarit, 2017-2021, duket se nuk e ka besuar as vetë Rama. Ndërkaq që për oligarkët dhe të preferuat e tij, kryeministri jo vetëm që nuk është dorështrënguar, por përkundrazi, jep më shumë se çdo parashikim që duhet të ishte në propocion me situatën ku jemi. Për mësuesit Rama nuk ka më shumë se ca thërrmija të mbetura prej oligarkëve, për këta të fundit para pa fund, në kohë pandemie, ditën natën, të hënë e të diel. Por Rama, mund të jetë i qetë edhe për pak kohë, derisa grushti i zemërimit ti bjer mbi kokë, e atëherë të gjithë do të çlirohen prej këtij laku që na ka zënë fytin.

Mësuesit më së pari duhet të jenë promotor të ndryshimit të madh, që presim të gjithë, duke treguar se ata janë shtresë fisnike, të pa fjalë në punën e tyre, por nuk mund të durojnë në pafundësi injorimin, denigrimin dhe poshtërimin e dinjiteti të tyre profesional dhe njerëzor, nga një mësues mediokër i vizatimit, që për fatkeqësinë dhe ndihmën tonë, i takoj radha të bëhej kryeministër.

Artikulli paraprakDemokracia amerikane kaloi mbrëmë një natë të vështirë!
Artikulli tjetërPaloka flet pas zyrtarizimit: Më kanë uruar edhe socialistët. Adrian Çela simbol i korrupsionit, ja pse Rama shmangu Durrësin