Thellohet skandali i Patozit! Një pjesë e emrave nuk ekzistojnë, të tjerëve u është falsifikuar firma

Bindja Demokratike nuk plotëson 3000 firmat e kërkuara për themelimin e saj si parti politike dhe si e tillë nuk duhet të ishte regjistruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.auto pa1557164155

Emisioni investigativ në Ora News, “BOOM”, ka zbuluar se pjesa e madhe e anëtarëve që gjenden në listat e themeluesve të kësaj partie, nuk kanë dijeni mbi krijimin e saj.

Bisedat mes gazetares dhe qytetarëve:

Gazetarja: Zoti Gentjan Gjoni, apo jo? Atësia Banush.

Qytetari: Po.

Gazetarja: Ju rezultoni në listën e themeluesve të Partisë Bindja Demokratike. Keni shprehur vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Qytetari: Asnjëherë!

Astrit Gjoni: As di gjë fare. Vetëm në TV e kam parë që është firmosur.

Gazetarja: Ka ardhur ndonjë nga përfaqësuesit e kësaj partie të flasë me ju dhe t’ju kërkojë verdiktin ose vullnetin tuaj për të qenë pjesë e kësaj partie?

Ardjan Gjoni: Jo, jo !

Gazetari: Është falsifikuar firma jote?

Qytetari: Absolutisht që po! Unë nuk kam hedhur firmë.

Esmeralda Kasneci: Nuk kam firmosur. Nuk e njoh fare si parti.

Skandali bëhet akoma edhe më i madh teksa një pjesë e emrave në këto lista nuk ekzistojnë në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile, e disa të tjerë kanë qenë jashtë vendit kur janë mbledhur firmat për tu dërguar më pas në Gjykatë.

“BOOM” ju kërkoi denoncuesve të shkruanin me dorën e tyre çdo të dhënë si dhe firmat, për të bërë krahasimin e shkrimeve përmes ekspertimit grafik.

Në përfundim eksperti arrin në konkluzionin se nga studimi i 29 nënshkrimeve konstatohet se 22 paraqesin karakteristika të përgjithshme të përbashkëta. Dy nënshkrimet e denoncueve të “BOOM”, pjesë e formularit që ka shërbyer për regjistrimin e Bindjes Demokratike në gjykatë, rezultojnë të sajuara dhe sipas ekspertit duhet të jenë shkruar nga i njëjti person.

Nisur nga përdorimi i paautorizuar dhe falsifikimi i të dhënave personale me qëllim arritjen e plotësimit të 3000 firmave për themelimin e Partisë Bindja Demokratike, 38 qytetarë i janë drejtuar për ankim Gjykatës së Apelit.

KQZ shkeli ligjin me regjistrimin e partisë së Patozit

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania)  kritikon hapur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me regjistrimin e Bindjes Demokratike pranës saj.

Përmes një komunikate për shtyp, KRIIK Albania, shprehet se regjistrimi i Bindja Demokratike  në KQZ është në shkelje të hapur me ligjin.

Sipas KRIIK, KQZ duhet të shmangë çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania)  kritikon hapur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me regjistrimin e Bindjes Demokratike pranës saj.

Përmes një komunikate për shtyp, KRIIK Albania, shprehet se regjistrimi i Bindja Demokratike  në KQZ është në shkelje të hapur me ligjin.

Sipas KRIIK, KQZ duhet të shmangë çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta.

Deklarata e plotë

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka ndjekur në vazhdimësi funksionimin dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe sidomos veprimtarinë e tij në mbikqyrjen dhe përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019.

Sot më datë 6 maj 2019, KRIIK publikoi DEKLARATEN “Ruajtja e paanësisë dhe integritetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rëndësi jetike për funksionimin e shtetit demokratik e ligjor”nëpërmjet së cilës i tërheq vëmendjen trupës së Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe administratës së tij, për domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë, paanësisë dhe integritetit të tyre profesional e institucional, veçanërisht në rrethanat dhe situatën e tensionuar politike në të cilën ndodhet vendi.

DEKLARATA merr shkas nga sjellja e Trupës së KQZ-së dhe e administratës së saj në raport me regjistrimin e paligjshëm dhe flagrant të subjektit zgjedhor “Partia Bindja Demokratike”. Vendim i cili u mor jo vetëm në shkelje të hapur të ligjit, por në kundërshtim edhe me qendrimin zyrtar të vetë KQZ-së katër muaj më parë për të mos toleruar vonesa në regjistrimin e subjekteve zgjedhore, si dhe me praktikat e vendimmarrjeve të saj në dy proceset zgjedhore të mëparshme, apo edhe me një vendim të Kolegjit Zgjedhor.

Më herët Bindja Demokratike është akuzuar publikisht nga qytetarë të ndryshëm, sipas të cilëve u janë falsifikuar firmat për regjistrimin e partisë në fjalë në gjykatë.

patozi bindja

Artikulli paraprakPresidenti rrëzon shkarkimin e Mynyr Konit: Të vijojë detyrën e Rektorit!
Artikulli tjetërPse të protestohet kundër Vuçiç dhe Dodik, kur përgjegjës për ndarjen e Kosovës janë Rama, Thaçi e Baton Stanishiçi?!