Thellohet skandali i manipulimit të listave! Njësia 4 në Tiranë ‘ndan’ çiftin, burri shkon në Korçë gruaja te Njësia nr.7

Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora sjell të tjera fakte dhe dëshmi në lidhje me zhvendosjen që po u bëhet qytetarëve pa dijeninë e tyre.

Djali i zonjës Afërdita Pecaku është banor i Njesise nr 4 në Tiranë por aktualisht rezulton të jetë në Korçë, ndërsa bashkëshortja e tij në Njësinë 7 në Tiranë.

“Erdha për të marrë certifikatën për fëmijët, nuk ishin fëmijët në gjendjen civile në njësinë numër 4. Dy djem mi kanë çuar në Korçë, ndërsa nusen e djalit te njësia numër 7”.

Ky fakt pranohet edhe nga punonjësi i Njësisë nr 4, por sipas tij menaxhimi i sistemit bëhet nga Ministria e Brendshme.

Qytetarja: Ju i keni çuar fëmijët në Korçë dhe dua të di në çfarë vendi. Çunin e kam të martuar, e ka bërë celebrimin këtu. Çfarë bëhet kështu, na i ndatë kalamajtë pa gjyq!”

Njësia administrative numër 4: Zyra e gjendjes civile Darvin Korçë. Ne nuk merremi me menaxhimin e sistemit, merret Ministria e Brendshme.

Ndërsa për Ministrin, Sandër Lleshaj problemi më i madh nuk është zhvendosja por media që i publikon këto fakte.

Sipas zotit Lleshaj, nëse një qytetar rezulton me 2 vendbanime kjo do të thote se ai mund të ketë dy shtëpi.

“Ku kam shtëpi në Korçë unë, kam një dhomë e kuzhinë këtu në Tiranë. Nuk kemi adresë tjetër ne, më kanë ndarë çunin me nusen. Nuk kemi shtëpi në Korçë ne.”

Ne i bëjmë thirrje Ministrit të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit sepse qytetarët e zhvendosur nuk mund të marrin shërbim në asnjë Njësi Administrative.

Njësia administrative numër 4: Mos shkoni në asnjë vend se nuk mund të merrni dot shërbim as te njësia 7, as në Korçë. Nuk merrni dot shërbim në asnjë njësi aktualisht.

bom

Artikulli paraprakRikthehet Check-Up/ Berisha: Edvin Hajduti dhe Ndrikull Nushi, gati të flenë mbi kufoma për xhepat e tyre
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Socialistët i mbyllin derën diskutimeve për koalicionet