Thellohet skandali i kryemashtruesit të Tiranës, i jep Papulit edhe 1.3 miliardë lekë për makina me qera

Marrëdhëniet ekonomike të Bashkisë Tiranë me A. Papulin janë intensive dhe shumëplanëshe.

Nuk kuptohet si dhe pse e mbi ç’procedurë qeveria vendos të shkëmbejë pronë të Papulit me atë të Bashkisë Tiranë në Mullet.

A thua vetëm një pronar ka Mulleti?!

A thua rastësi e sinqertë që ndër shumë prona, përzgjidhet për shkëmbim ajo e Papulit?!
Për cilën arsye e interes publik Bashkia Tiranë e ka pasur të nevojshëm këtë shkëmbim? Interes i Bashkisë a i Papulit e ka diktuar këtë kontratë shkëmbimi?

Lali i Tërpanit s’është nga ata që e njeh llogaridhënien, por as publiku nuk e ka të vështirë të gjejë përgjigjet.

Dhe vijmë tek tenderat në modë: marrje me qira e automjeteve për nevoja të bashkisë, me vlera të konsiderueshme.

Merr pjesë Papuli 1, Papuli 2 dhe Papuli 3 me tri shoqëritë e tij.
Se në xhepin personal të kujt shkojnë 1,3 miliardë lekë të këtij tenderi, s’ka vend për pikëpyetje.

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA TIRANË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PUNËVE PUBLIKE
DREJTORIA E PROKURIMEVE

Nr. prot._________ Tiranë___/___/ 2019

Drejtuar: Operatorit ekonomik “Tirana Auto” sh.p.k

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Kilometri 1, Rruga Dytësore Tiranë, Kashar.

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

1. Procedura e prokurimit: “Procedurë e hapur”

Referenca e procedurës: REF-20368-05-02-2019

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Marrje mjetesh rrugore me qera operacionale (leasing) për Bashkinë Tiranë”

Kohëzgjatja e kontratës: 4 (katër) vjet nga momenti i dorëzimit të mjeteve (48 muaj)
Fondi limit: 174.124.800 (njëqind e shtatëdhjetë e katër milion e njëqind e njëzetë e katër mijë e tetëqind) lekë pa tvsh

Data e zhvillimit të procedurës së prokurimit: 27.05.2019, ora 11.00

Publikime të mëparshme: Buletini i Njoftimeve Publike: Buletini Nr. 18 datë 06 Maj 2019.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët X

Njoftojmë se, ka qënë pjesëmarrës në procedurë ofertuesi ekonomik me vlerën përkatëse të ofruar si më poshtë:

1- Operatori ekonomik “Classic” shpk NUIS J91909004J
Vlera e ofertës pa TVSH– 171.993.600 (njëqind e shtatëdhjetë e një milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) lekë
Vlera e ofertës me tvsh– 206.392.320 (dyqind e gjashtë milion e treqind e nëntëdhjetë e dy mijë e treqind e njëzetë) lekë.

2- Operatori ekonomik “Hyundai Auto Albania” shpk NUIS K62420006T
Vlera e ofertës pa TVSH– 156.672.000 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë
Vlera e ofertës me tvsh– 188.006.400 (njëqind e tetëdhjetë e tetëmilion e gjashtë mijë e katërqind) lekë.

3- Operatori ekonomik “Tirana Auto” shpk NUIS K82318007Q
Vlera e ofertës pa TVSH– 133.632.000 (njëqind e tridhjetë e tre milion e gjashtëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë
Vlera e ofertës me tvsh– 160.358.400 (njëqind e gjashtëdhjetë milion e treqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind) lekë.

4- Operatori ekonomik “Albania Car Rentals” shpk NUIS K92311013D
Vlera e ofertës pa TVSH– 151.000.000 (njëqind e pesëdhjetë e një milion) lekë
Vlera e ofertës me tvsh– 181.200.000 (njëqind e tetëdhjetë e një milion e dyqind mijë) lekë.

Nuk ka operatorë ekonomikë të s’kualifikuar.

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Operatorin ekonomik “Tirana Auto” sh.p.k me adresë: Autostrada Tiranë-Durrës, Kilometri 1, Rruga Dytësore Tiranë, Kashar, se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 133.632.000 (njëqind e tridhjetë e tre milion e gjashtëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë pa tvsh dhe 160.358.400 (njëqind e gjashtëdhjetë milion e treqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind) lekë me TVSH, ështe identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentat e tenderit, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë: 14.06.2019.

Ankesa: Gjatë afatit ligjor për pritjen e ankesave nga shoqëritë pjesëmarrëse në tender në mbështetje të Nenit 63 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar) si dhe në bazë të Kreut X, Neni 78 të VKM-së Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë, është paraqitur ankesë nga operatori ekonomik “Hyundai Auto Albania” shpk në datë 21.06.2019 të cilës Autoriteti Kontraktor i ka kthyer përgjigje në datë 28.06.2019 në rrugë elektronike dhe me postë, shoqërisë ankimuese. Operatori ekonomik “Hyundai Auto Albania” shpk nuk e ka ushtruar të drejtën e ankimimit në Komisionin e Prokurimit Publik.

Artikulli paraprakShpërfillja cinike e Edi Ramës ndaj Ramush Haradinajt
Artikulli tjetërTahiri kërkon t’i shpëtojë burgut! Pranon gjykimin e shkurtuar, nxehet me prokurorët në sallën e gjyqit…