Tetë kandidatë garojnë për president të Rusisë

Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi më 18 mars.
Lajmi u bë i ditur nga shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, në ditën e fundit të procesit të regjistrimit të kandidatëve.
Në mesin e tyre është edhe presidenti aktual, Vladimir Putin.
Me vlerësime të larta dhe me kontroll në të gjitha nivelet e pushtetit, Putin pritet t’i fitojë zgjedhjet.
Kandidatët e tjerë përfshijnë: Ksenia Sobchak, gazetare, Boris Titov nga Partia e Rritjes, Sergei Baburin nga Partia e Unionit Popullor, Grigory Yavlinsky nga Partia Yabloko, Vladimir Zhirinovsky, ultranacionalist, Pavel Grudinin nga Partia Komuniste dhe Maksim Suraikin, po ashtu komunist.

Artikulli paraprakPutin, Erdogan diskutojnë bashkëpunimin ushtarak në Siri
Artikulli tjetërSenati amerikan arrin marrëveshje për buxhetin