Terrorizmi godet Francën, vriten dy drejtues policie

Një shef i policisë lokale dhe partnerja e tij u vranë mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e tyre në periferi të Parisit.
Djali i tyre tre vjeçar u shpëtua nga policia, e cila asgjësoi sulmuesin që u identifikua si Larossi Abballa.
Presidenti francez Francois Hollande, tha se vrasja ishte “padyshim një akt terrorist” që ndodh në një periudhë kur Franca ka shtuar masat e sigurisë si vend mikëpritës i Kampionatit Evropian të futbollit.
Abballa, 25-vjeçar, ishte dënuar në vitin 2013 me tre vjet heqje lirie për rekrutimin e luftëtarëve për xhihad në Pakistan.
Agjencia e lajmeve e grupit Shteti Islamik, tha se grupi është përgjegjës për sulmin, por grupi ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për të njoftuar nëse sulmuesi ishte nga radhët e tij.
Shefi 42-vjeçar i policisë u vra para shtëpisë së tij në Magnanville, rreth 55 kilometra në perëndim të Parisit, para se Abballa të hynte në shtëpi dhe të vriste gruan e tij që ishte po ashtu zyrtare e policisë.

Artikulli paraprakObama reagon për masakrën e Orlandos
Artikulli tjetërEuro 2016, 31 lojtarë me origjinë shqiptare