Terror shtetëror policor në Lazarat

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon faktin se fshati Lazarat prej 4 ditësh vuan mungesën e dritave. Berisha thekson se në Lazarat po bëhet terror shtetëror. Denoncuesi i shkruan Berishës se çdo ditë vijnë policë në shtëpitë e Lazaratit dhe ushtrohet terror për lekët e dritave, ndërkohë që i gjithë Lazarati paguan rregullisht dritat.
“Terror shtetëror me narkopolicë, terr dhe errësirë ndaj Lazaratit. Kohë e maskarenjve! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti doktor… Jam një banor i fshatit Lazarat. Po bëhen 4 ditë pa drita! Dhe çdo ditë po na vijnë në shtëpi me polici dhe na bëjnë terror për lekët e dritave. Edhe pse jemi të rregullt me pagesën e dritave në të gjithë qarkun, vetëm Lazarati lihet pa drita. Gjithë të mirat”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakSekuestro e pasurive të Klement Balilit, Apeli lë në fuqi vendimin
Artikulli tjetërTaulant Balla vendos gjoba për çdo vend pune dhe legalizimi