Tërmeti/ Nuk arrestohen shkaktarët, por ish-kryetarët e komunave…

Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme 40 persona, mes tyre drejtues komunash, administratorë, zyrtarë hipotekash dhe ndërtues, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Dy nga zyrtarët e shoqëruar janë ish-kryetari i Komunës së Farkës Bardh Plaku dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit Besnik Fuçia.

Gjithashtu mes të shoqëruarve janë edhe dy arkitektë Stela Maze dhe A.Harxhi. personat e shoqëruar në komisariat akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Ndërkohë që një muaj më parë një operacion i ngjashëm u zhvillua edhe në Durrës, ku u arrestuan 18 persona dhe janë në ndjekje nga policia dy të tjerë, por vetëm javën e kaluar 10 nga të arrestuarit janë liruar.

Mes të arrestuarve në operacionin e Durrësit ishte dhe Ahmet Doda i cili është dhe kushëriri i parë i Taulant Ballës, por u lirua para festave të fundvitit, duke ju dhënë masa detyrim paraqitjeje.

Ja emrat e disa prej të arresturave në Tiranë

1-Fatbardh Plaku

2-Merita Kushi

3-Bukurije Halili

4-Ali Dyrmishi

5-Vjollca Hoxholli

6-Anila Harxhi

7-Gerti Çalliku

8-Jani Ikonomi

9-Qirjako Gjergo

10-Sherbet Shehi

11-Naim Shehi

12-Luan Beta

13-Ermir Cina

14-Stela Maze

15-Besnik Fuçia

16-Gëzim Shkalla

17-Adhurim Qehajaj

18-Zhaneta Tagani

19-Pellumb Fortuzi kapur

20-Xhevahir Doda kapur

21-Reis Muca

22-Hekri Disha

23-Agim Eski

24-Faik Fejzo

Artikulli paraprakBardhi: Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera, Parlamenti është vetëm…
Artikulli tjetërNjë fitore e shkëlqyer e Opozitës